Takime të Komisioneve të Censit në nivel Bashkie

04 Maj 2021 - 15 Qer 2021

Gjatë muajit Maj 2021, INSTAT ka zhvilluar takimet e para të Komisioneve të Censit në nivel Bashkie sipas kalendarit të hartuar nga INSTAT dhe bashkitë.

Deri më datë 31 Maj janë realizuar 42 takime të Komisioneve të Censit në nivel Bashkie. Sipas kalendarit të planifikuar, të gjitha takimet me bashkitë pritet të realizohen brenda afatit 15 Qershor 2021.

Kryetarët e Bashkive dhe anëtarët e Komisionit kanë shprehur angazhimin dhe mbështetjen e tyre të plotë për mbarëvajtjen e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2022.