Vizitë studimore e delegacionit të Autoritetit Grek të Statistikave (ELSTAT)

14 - 15 Kor 2021
INSTAT

Në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar, Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) priti një vizitë studimore dyditore, përfaqësues të Autoritetit Grek të Statistikave (ELSTAT).

Qëllimi i kësaj vizite studimore ishte forcimi i bashkëpunimit midis dy institucioneve homologe të të dy vendeve në fushën e statistikave zyrtare.

Kjo vizitë studimore, gjithashtu, u zhvillua në kontekstin e punës përgatitore për Censin e Popullsisë dhe Banesave 2022. Gjatë vizitës u shkëmbyen përvojat profesionale, praktikat më të mira në lidhje me legjislacionin e Censit, metodologjinë, infrastrukturën e IT, fushatën e komunikimit dhe çështje të tjera organizative për realizimin e suksesshëm të këtij projekti madhor.

Gjithashtu, mes dy palëve u diskutuan sfidat e përbashkëta që kanë statistikat zyrtare në drejtim të modernizimit dhe kërkesave gjithnjë e në rritje për statistika cilësore.

Delegacioni i ELSTAT u përfaqësua nga Z.Athanasios C. Thanopoulos - President i Autoritetit Grek të Statistikave dhe stafi drejtues i statistikave.

Delegacioni i INSTAT u përfaqësua nga Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave, Znj. Elsa Dhuli dhe stafi drejtues i statistikave.