Vizitë studimore e delegacionit të nivelit të lartë të Zyrës Statistikore të Bosnje Hercegovinës

07 - 08 Sht 2021
Tiranë, Instituti i Statistikave

Në kuadër të bashkëpunimit rajonal si pjesë e zbatimit të Strategjisë së Zhvillimit të INSTAT “Fuqizimi i rolit të INSTAT si një pjesëtar aktiv në sistemin statistikor në vend, në rajon dhe në arenën ndërkombëtare”, Zj.Elsa Dhuli, Drejtor i Përgjithshëm dhe stafi drejtues i INSTAT priti sot në zyrat e tij delegacionin e nivelit të lartë të Zyrës Statistikore të Bosnje Hercegovinës së bashku me 2 Zyrat Statistikore rajonale të saj. Kjo vizitë studimore do të realizohet në datat 7-8 Shtator me menaxhimin e lartë të institucioneve përkatëse. Kjo vizitë ka si qëllim marrjen e eksperiencës në kuadër të zhvillimit të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2022 dhe përgatitjet mbi Kapitullin 18 në kuadër të Integrimit Evropian. Stafi i INSTAT prezantoi dhe ndau me të pranishmit eksperiencën në fushat përkatëse.