Gjatë periudhës Prill – Maj 2021 janë zhvilluar 5 misione nga ekspertet e asistencës teknike. Misionet  konsistuan në rishikimin e pyetësorëve të Censit; zhvillimin, testimin dhe finalizimin e aplikacionit CAPI për testin e dytë të Censit; si dhe koordinimin dhe monitorimin e aktiviteteve të Censit. Është punuar lidhur me përgatitjen e manualit të anketuesve si edhe përcaktimin e funksionaliteteve të sistemit të monitorimit. Gjithashtu, ekspertet kanë kontribuar në trajnimin e anketuesve të testit të dytë Cens, si dhe kanë monitoruar punën në terren.