Censi Pilot

Censi Pilot është një test gjithëpërfshirës i të gjitha procedurave të Censit. Karakteristikat  thelbësore të një Censi Pilot janë mbulimi i një ose më shumë ndarjeve administrative të konsiderueshme dhe ekzekutimi i fazave përgatitore, me anë të të cilave ai teston përshtatshmërinë e të gjithë planit të Censit dhe të organizimit të tij. Për t'i shërbyer më mirë këtij qëllimi, kushtet në Censin Pilot duhet të jenë sa më afër të jetë e mundur me ato që do të jenë gjatë numërimit aktual. Për këtë arsye, rekomandohet që një Cens Pilot të bëhet një vit para Censit, në mënyrë të ketë kohë mjaftueshëm për reflektimin e të gjitha përmirësimeve të mundshme pas analizës së të dhënave dhe procesit në përgjithësi. Qëllimi kryesor i Censit Pilot është që të provojë në kushte reale hartografinë, metodologjinë, strukturën organizative, sistemin CAPI, planifikimin logjistik dhe ndërveprimin midis të gjitha burimeve të planifikuara për t'u angazhuar në Cens.

Objektivat e drejtpërdrejta të Censit Pilot janë të:

  • kontrollojë efektivitetin e strukturës organizative;
  • kontrollojë saktësinë e planifikimit dhe materialit mbështetës logjistik;
  • të kryejë një test përfundimtar të pyetësorit në një shkallë të madhe, veçanërisht të testojë qartësinë e pyetjeve dhe mënyrën se si janë plotësuar;
  • të vërtetojë qartësinë dhe gjithëpërfshirjen e udhëzimeve të stafit në terren;
  • të vërtetojë trajtimin e aplikacionit për grumbullimin e të dhënave CAPI;
  • të verifikojë përdorimin e aplikacioneve të anketuesve, kontrollorëve dhe mbikëqyrësve;
  • të verifikojë efektivitetin dhe efikasitetin e procedurave të transmetimit të të dhënave në bazën qendrore të të dhënave;
  • të verifikojë efikasitetin e përzgjedhjes së stafit në terren dhe metodën e rekrutimit;
  • të verifikojë efikasitetin e trajnimit të personelit në terren;
  • të verifikojë bashkëveprimin midis të gjitha njësive dhe niveleve të përfshira në Cens; të verifikojë qarkullimin e informacionit ndërmjet të gjitha niveleve;
  • në një fazë të mëvonshme, të verifikojë dhe konsolidojë programin e përpunimit të të dhënave duke përdorur të dhënat e Censit

Kur do të kryhet Censi Pilot?

Pilot Cens i Popullsisë dhe Banesave do të zhvillohet në Tetor 2021. Puna në terren do të fillojë në 4 Tetor dhe do të vazhdojë për gjashtë javë.

-  Zonat ku do të kryhet Censi Pilot

Zonat në të cilat do të kryhet Piloti i Cens janë 9 Bashki si në vijim:

  1. Fushë Arrëz;
  2. Dibër;
  3. Durrës;
  4. Tiranë;
  5. Kamëz;
  6. Selenicë;
  7. Korçë;
  8. Pustec;
  9. Dropull.