Publikimi dhe Shpërndarja

INSTAT do të përdorë disa kanale shpërndarje për të dhënat e Censit:

  1. Përgatitja e publikimeve me rezultatet kryesore të Censit bazuar në planin e tabulimeve, i cili do të mundësojë gjithashtu edhe krahasimin me Censet e kaluara;
  2. Në web – në seksionin e dedikuar të Censit do të bëhen publike të gjitha tabelat me rezultatet kryesore;
  3. Databazën statistikore – e cila do të mundësojë kombinimin e të dhënave të ndryshme të Cens sipas nevojave të përdoruesve;
  4. Përgatitja e tabelave specifike sipas kërkesave nga përdoruesit;

Mikrodatat do të bëhet publike për përdoruesit për qëllime shkencore duke respektuar rregulloren e aksesit në mikrodata të INSTAT.

Kur do të publikohen të dhënat?

  • Dhjetor 2022: Lancimi i rezultateve paraprake të Censit
  • Qershor 2023: Lancimi i rezultateve përfundimtare të Censit në nivel kombëtar
  • Tetor 2023: Lancimi i rezultateve përfundimtare të Censit në nivel qarku/bashkie
  • Dhjetor 2024: Të dhënat e Censit dhe metadatat i dërgohen Eurostat-it
  • Qershor 2023 - 31 Dhjetor 2024: Analizat tematike mbi tematika të ndryshme
  • Dhjetor 2024: Mikrodata në dispozicion për përdoruesit e jashtëm.