Miratimi i ligjit mbi Censin e Popullsisë dhe Banesave

26 Nën 2020

Në kuadër të përmirësimit të bazës ligjore mbi Cens, më 28 Shtator – 01 Tetor 2020, u zhvillua misioni i SNKE Ian White me qëllim mbështetjen e INSTAT, për rishikimin e projektligjit aktual mbi Censin e Popullsisë dhe Banesave, duke parashikuar kushte optimale për një Cens efektiv dhe të suksesshëm.
Më 26 Nëntor 2020, u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë, Ligji Nr. 140/2020 për Censin e Popullsisë dhe të Banesave. Ky ligj vjen i përmirësuar pas konsultimeve në komisionet parlamentare, si më poshtë:
• Komisioni për Ekonominë dhe Financat;
• Komisioni për Integrimit Evropian;
• Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut;
• Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin;
• Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
• Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Ligji Nr. 140/2020 për Censin e Popullsisë dhe të Banesave do të bëhet i disponueshëm dhe i aksesueshëm për të gjithë në faqen zyrtare të INSTAT, menjëherë pas publikimit në fletoren zyrtare.