Në kuadër të zbatimit të aktiviteteve të Censit të Popullsisë dhe Banesave, gjatë periudhës 01 - 10 Dhjetor 2020, në ambientet e INSTAT, u zhvillua misioni i pestë KE1/Team Leader, Z. Bart De Brujin. Misioni u përqëndrua në finalizimin e pyetësorit të Censit për familjet kolektive dhe të pastreha dhe finalizimin e pyetësorit të anketës post Cens (PES) për familjet private, për testimin e parë në terren.