Klasifikime / Nomenklatura

Klasifikimet janë një nga mjetet më themelore në lidhje me prodhimin e statistikave dhe kanë për qëllim të sigurojnë informacion të vlefshëm dhe parashikime përkatëse në lidhje me çështjet sociale dhe ekonomike. INSTAT për këtë arsye përdor një sërë klasifikimesh/Nomenklaturash kombëtare dhe ndërkombëtare. Këto rishikohen duke ruajtur koordinimin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në intervale të rregullta dhe përshtaten me ndryshimin e kushteve sociale dhe ekonomike.

1. Nomenklatura e aktiviteteve ekonomike  ( NVE Rev.2) ofron kornizën për mbledhjen dhe paraqitjen e një game të gjerë statistikore kryesisht: statistikat ekonomike, të prodhimit, të punësimit, llogaritë kombëtare.

Baza ligjore evropiane

Rregullore e Komisionit (EC) Nr 1232/98 of 17 Qershor 1998 ndryshuar nga Rregullorja e Këshillit të Evropës) Nr.3696/93 mbi klasifikimin statistikor të produkteve sipas aktiviteteve (CPA).

Baza ligjore shqiptare

Vendim i KM nr. 320, datë 28.5.2014 "Për miratimin e Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike të Revizionuara (Rev.2)"

Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike Rev 2

 

2. Nomenklatura e aktiviteteve ekonomike ( NVE Rev. 1.1) ofron kornizën për mbledhjen dhe paraqitjen e një gamë të madhe statistikore kryesisht:  statistikat ekonomike, të prodhimit, të punësimit, llogaritë kombëtare .

Baza ligjore evropiane

Baza ligjore shqiptare

Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike Rev 1.1

3. Nomenklatura e Mallrave dhe Tarifave vendos rregullat dhe procedurat e përgjithshme të zbatueshme për mallrat që hyjnë në/ose që dalin nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë.

Baza ligjore evropiane

Rregullorja e Këshillit të Europës, Nr 2658/87, të datës 23 korrik mbi nomenklaturën tarifore dhe statistikore dhe mbi tarifën e përbashkët doganore (Rregullorja bazë)

Baza ligjore shqiptare

  1. Ligj nr. 102/2014 datë 31.7.2014 KODI DOGANOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË1 ndryshuar me: ligjin nr.32, dt.2.04.2015
  2. VKM nr. 651 datë 10.11.2017 “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 102/2014,Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë

Link

http://www.dogana.gov.al/dokument/1179/ligj-nr-102-2014-date-3172014-i-ndryshuar

http://www.dogana.gov.al/dokument/1497/dz-vkm-nr-651-date-10112017

4. Nomenklatura e produkteve klasifikon produktet (mallrat dhe shërbimet) që kanë karakteristika të përbashkëta. Ato sigurojnë bazën për përpunimin e statistikave të prodhimit, tregtisë e shpërndarjes, konsumit, tregtisë së jashtme dhe transportin e këtyre produkteve.

Baza ligjore evropiane

Rregullorja e Këshillit të Evropës Nr 1232/98 datë  17 Qershor 1998, ndryshuar nga Rregullorja e Këshillit të Evropës Nr 3696/93 mbi klasifikimin statistikor të produkteve sipas aktiviteteve (CPA).

Baza ligjore shqiptare

Vendim i KM  Nr. 433 date 17.6.1996 "Për miratimin e zbatimit të nomenklaturës së produkteve”"

Nomenklatura e produkteve sipas aktiviteteve

5. Nomenklatura e Konsumit Individual sipas Qëllimit (COICOP) zbatohet për mbledhjen, klasifikimin dhe publikimin e të dhënave statistikore zyrtare për konsumin e familjeve.

Baza ligjore evropiane

Rregullorja e Këshillit të Europës Nr.1749/1999,datë 23 Korrik 1999 “Mbi klasifikimin e konsumit individual sipas qëllimit”.

Baza ligjore shqiptare

Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 515, datë 20.9.2017 për “Miratimin e zbatimit të klasifikimit të produkteve të konsumit sipas qëllimit (COICOP)”.

Nomenklatura e Konsumit Individual sipas Qëllimit (COICOP)

6. Klasifikimi i Standardeve Ndërkombëtar i Profesioneve (LKP) është një mjet për grupimin e vendeve të punës në grupe të përcaktuara qartë sipas detyrave të ndërmarra në punë.

Baza ligjore evropiane

Rregullorja e Këshillit të Europës Nr 1022/2009, datë 29 Tetor 2009 “Mbi Klasifikimin Standard Ndërkombëtar të Profesioneve”.

Baza ligjore shqiptare

Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 514, datë 20.9.2017 Për miratimin e Listës Kombëtare të Profesioneve (LKP), të rishikuar

Klasifikimi i Standardeve Ndërkombëtar i Profesioneve (LKP)