Kapitulli 17: Politika Ekonomike dhe Monetare

Acquis në fushën e politikës ekonomike dhe monetare përmban rregulla specifike që kërkojnë pavarësinë e bankave qendrore në Shtetet Anëtare, ndalimin e financimit të drejtpërdrejtë të sektorit publik nga bankat qendrore dhe ndalimin e aksesit të privilegjuar të sektorit publik në institucionet financiare.

Përafrimi me parimin e ekonomisë së tregut të hapur bazuar në konkurrencën e lirë, politikën e monedhës së vetme dhe objektivat e stabilizimit të çmimeve përbëjnë gjithashtu baza të këtij kapitulli. Kuadri për koordinim në fushën e politikës ekonomike dhe monetare vendoset nga Bashkimi Ekonomik dhe Monetar (EMU), i cili kërkon që Shtetet Anëtare të harmonizojnë gradualisht politikat e tyre ekonomike me ato të Bashkimit. Shtetet Anëtare i nënshtrohen gjithashtu Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes sa i takon mbikëqyrjes fiskale. Vendet aderuese nga ana tjetër pritet të pranojnë Euron si njësi të tyre monetare pas aderimit, duke u përputhur me kriteret e konvergjencës  Mastrihtit. Deri atëherë, vendet aderuese marrin pjesë në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar si Shtet Anëtar por duke u përjashtuar nga përdorimi i Euros dhe duke i trajtuar kurset e tyre të këmbimit si çështje me interes komunitar.

Institucioni lider për këtë kapitull
Banka e Shqipërisë