Kapitulli 18: Statistikat

Acquis në fushën e statistikave kërkon ekzistencën e një infrastrukture statistikore bazuar në parime të tilla si paanshmëria, besueshmëria, transparenca, konfidencialiteti i të dhënave individuale dhe publikimi i statistikave zyrtare. Acquis mbulon metodologjinë, klasifikimet dhe procedurat për mbledhjen e të dhënave në fusha të ndryshme si statistikat makro-ekonomike dhe çmimet, statistikat demografike dhe sociale, statistikat rajonale dhe statistikat mbi biznesin, transportin, tregtinë e jashtme, bujqësinë, mjedisin dhe shkencën e teknologjinë. Nuk nevojitet transpozim në legjislacionin kombëtar pasi shumica e acquis merr formën e rregulloreve.

Institucioni lider për këtë kapitull
INSTAT

Takimi shpjegues, 12-13.02.2019, Bruksel

Agjenda e takimit

Prezantimet