Kapitulli 22: Politikat Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore

“Politikat Rajonale” të BE-së janë zhvilluar me qëllim që të reduktojnë pabarazitë socio-ekonomike mes Shteteve Anëtare dhe mes rajoneve brenda të njëjtit vend dhe të sigurojnë integrim socio-ekonomik dhe kohezion. Nga ana tjetër, “Koordinimi i Instrumenteve Strukturore” kërkon krijimin e strukturave institucionale dhe administrative, si dhe zbatimin e rregulloreve të përgjithshme dhe specifike që lidhen me çdo Fond Strukturor dhe me Fondin e Kohezionit, të cilët përbëjnë instrumentet financiare të BE-së për arritjen e objektivave të përcaktuara të politikave.

Acquis nën këtë kapitull përbëhet kryesisht nga rregulloret kuadër dhe ato të implementimit, të cilat nuk kërkojnë transpozim në legjislacionin kombëtar. Ato përcaktojnë rregullat për hartimin, aprovimin dhe zbatimin e Fondeve Strukturore dhe programeve të Fondit të Kohezionit që pasqyrojnë organizimin territorial të secilit vend. Zbatimi i këtyre programeve është përgjegjësi e Shteteve Anëtare, të cilat duhet të respektojnë në përgjithësi legjislacionin e BE-së, për shembull në fushën e prokurimit publik, konkurrencës dhe mjedisit, sa herë që përzgjedhin dhe zbatojnë projektet.

Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme