Kapitulli 26: Arsimi dhe Kultura

Edukimi, rinia, sportet dhe politikat kulturore janë kryesisht kompetencë e Shteteve Anëtare, ndërsa BE synon të promovojë bashkëpunim brenda kornizës së politikave të përbashkëta si rritja e cilësisë së arsimit, garantimi i arsimit, punësimi, dialogu kulturor, ruajtja e pasurisë kulturore, trashëgimia e përbashkët kulturore dhe të forcojë e mbështesë aktivitetet e bashkëpunimit midis Shteteve Anëtare. Kuadri i bashkëpunimit për politikat arsimore dhe trajnimet synon të përafrojë politikat kombëtare dhe arritjen e objektivave të përbashkëta përmes një metode të hapur të koordinimit, e cila solli programin ” Edukimi dhe Trajnimi 2010 “, i cili integron të gjitha iniciativat në fushat e arsimit dhe trajnimit në nivel evropian.

Sa i përket diversitetit kulturor, Shtetet Anëtare duhet të sigurojnë që angazhimet e tyre ndërkombëtare të mundësojnë ruajtjen dhe promovimin e diversitetit kulturor. Shtetet Anëtare duhet të kenë një kuadër ligjor, administrativ dhe financiar, si dhe kapacitetet e nevojshme zbatuese për të siguruar një menaxhim të mirë financiar të programeve të Bashkimit për arsimin, trajnimin dhe rininë (aktualisht programet Leonardo da Vinci, Sokrat, Rinia).

Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë