Kapitulli 27: Mjedisi

Politika e mjedisit e BE-së synon të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të mbrojë mjedisin për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme. Ajo bazohet në masat parandaluesenë parimin “ndotësi paguan” duke luftuar dëmtimin e mjedisit në burimnë përgjegjësinë e përbashkët dhe integrimin e mbrojtjes së mjedisit në politikat e tjera të BE-së. Acquis përfshin mbi 200 akte kryesore ligjore që mbulojnë legjislacionin horizontalcilësinë e ujit dhe ajritmenaxhimin e mbetjevembrojtjen e natyrëskontrollin e ndotjes industriale dhe menaxhimin e rreziqevekimikatet dhe organizmat e modifikuar gjenetikisht ( OMGJ ), zhurmën dhe pylltarinë. Respektimi i acquis në këtë fushë kërkon investime të konsiderueshme. Një administratë e fortë dhe e përgatitur në nivel kombëtar dhe lokal është e domosdoshme për zbatimin dhe vënien në fuqi të acquis në fushën e mjedisit.

Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit