Kapitulli 29: Bashkimi Doganor

Acquis i bashkimit doganor përbëhet pothuajse ekskluzivisht nga legjislacion i cili është drejtpërdrejt i detyrueshëm për Shtetet Anëtare. Ai përfshin Kodin Doganor të BE-së dhe dispozitat e tij zbatuese, nomenklaturën e kombinuartarifën e përbashkët doganore dhe dispozitat për klasifikimin e tarifavelehtësimin e taksës doganorepezullimet e detyrimeve dhe kuotat e caktuara të tarifave, si dhe dispozita të tjera të tilla si ato për kontrollin doganor të mallrave të falsifikuara dhe piratelëndët e para për prodhimin e drogave eksportimin e mallrave kulturore si dhe për ndihmën e ndërsjellë administrative në çështjet doganore dhe të tranzitit. Shtetet Anëtare janë ato që mbikëqyrin zbatimin e përditshëm operacional të politikës doganore të BE-së. Ato mbledhin taksat doganore, taksat e akcizës dhe tatimin mbi vlerën e shtuar për produktet e importuara nga vendet e treta dhe kujdesen të respektojnë kuotat e importit dhe kufizimet e tjera.

Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Financave dhe Ekonomisë