Kapitulli 32: Kontrolli Financiar

Acquis në këtë kapitull ka të bëjë me adoptimin e kuadrit dhe standardeve të njohura ndërkombëtarisht, si dhe praktikës së mirë të BE-së, mbi kontrollin e brendshëm financiar publik (PIFC), bazuar në parimin e përgjegjësisë së decentralizuar menaxheriale. PIFC duhet të aplikohet në të gjithë sektorin publik dhe të përfshijë kontrollin e brendshëm të menaxhimit financiar  fondeve kombëtare dhe të BE-së. Në veçanti, acquis kërkon ekzistencën e sistemeve të menaxhimit efektiv dhe transparent, duke përfshirë marrëveshjet e përgjegjësisë për arritjen e objektivave, një kontroll të brendshëm të pavarur funksionalisht dhe strukturat organizative përkatëse, përfshirë koordinimin qendror të zhvillimit të PIFC-it në të gjithë sektorin publik.

Ky kapitull kërkon gjithashtu një organ auditues të jashtëm të pavarur nga ana institucionale, operacionale dhe financiare që zbaton mandatin e tij të auditimit në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve të Larta të Auditimit ( INTOSAI ) dhe raporton në parlament për përdorimin e burimeve të sektorit publik. Për më tepër, ky kapitull përfshin edhe mbrojtjen e interesave financiare të BE-së kundër mashtrimit në menaxhimin e fondeve të BE-së dhe mbrojtjen e Euros nga falsifikimi .

Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Financave dhe Ekonomisë