Kapitulli 33: Dispozitat Financiare dhe Buxhetore

Ky kapitull mbulon rregullat në lidhje me burimet financiare të nevojshme për financimin e buxhetit të BE-së (“burimet e BE-së”). Këto burime përbëhen kryesisht nga kontributet e Shteteve Anëtare bazuar në burimet e tyre tradicionale nga doganat dhe detyrimet bujqësore dhe taksat e sheqerit, burime bazuar në tatimin mbi vlerën e shtuar dhe burime bazuar në nivelin e të ardhurave bruto kombëtare. Shtetet Anëtare duhet të kenë kapacitetet e duhura administrative për të bashkërenduar në mënyrë të përshtatshme dhe për të siguruar llogaritjen, mbledhjen, pagesën dhe kontrollin e  burimeve të BE-së. Acquis në këtë fushë është drejtpërdrejt i zbatueshëm dhe nuk kërkon transpozim në ligjin kombëtar.

Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Financave dhe Ekonomisë