Bilanci i Energjisë Elektrike 2013

21-03-2014

Sasia totale e prodhuar në vitin 2013 është 6.987 GWh Energjia elektrike e përftuar nga të gjitha burimet, në vitin 2013 u rrit me 16,7 përqind, krahasuar me vitin 2012. Sasia e energjisë së prodhuar dhe asaj të importuar rezultoi 9.310 GWh. Prodhimi total i energjisë elektrike përbën 75,1 përqind të sasisë gjithsej të energjisë, e cila u rrit me 47,2 përqind. Sasia totale e prodhuar në vitin 2013 është 6.987 GWh nga 4.745 GWh e prodhuar në vitin 2012. Burimi kryesor i prodhimit të energjisë elektrike është prodhimi nga hidrocentralet. Sasia e energjisë së prodhuar prej tyre është rritur 44,3 përqind krahasuar me vitin paraardhës. Prodhimi nga HEC-et përfaqëson 83,6 përqind të prodhimit gjithsej të energjisë, ndërsa prodhimi i energjisë nga impiantet private e me konçension përbën 16,4 përqind të energjisë në vend. Rritje prej 64,5 përqind pati edhe energjia elektrike e prodhuar nga impiantet private e me konçension krahasuar me një vit më parë. Termocentralet nuk kanë prodhuar energji elektrike gjatë vitit 2013.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al