Femra dhe Meshkuj në Shqipëri, 2014

23-10-2014

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) me mbështetjen e Entitetit të Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave në Shqipëri (UN Women Albania) organizojnë "Konferencën Rajonale mbi Statistikat Gjinore në Shqipëri". Qëllimi i konferencës është vënia në fokus e barazisë gjinore, duke siguruar një pamje të qartë të situatës aktuale në Shqipëri, përmes të dhënave statistikore të realizuara nga INSTAT. Konferenca do të hapet nga Drejtori i INSTAT Z. Gjergji Filipi dhe do të adresohet nga zyrtarë të lartë; si Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Z. Erion Veliaj, Përfaqësues i UN Women për Shqipërinë Z. David Saunders, përfaqësues nga Ministria e Jashtme etj. Në këtë konferencë do ketë pjësëmarrje të ekspertëve nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore. Konferenca organizohet në kuadër të aktiviteteve të Proçesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), ku Shqipëria ka kryesinë për periudhën Qershor 2014 - 2015.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al