Llogaritë Rajonale në Shqipëri, 2012

08-08-2014

INSTAT publikon botimin "Llogaritë Rajonale në Shqipëri" në përmbushje të detyrimeve në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sipas Marrëveshjes së Asocim Stabilizimit nënshkruar në vitin 2006, Shqipëria, në vitin 2011, duhet të prodhojë PBB e saj për frymë, sipas Nomenklaturës së Njësive Territoriale për Statistikat (NUTS 2) të Bashkimit Evropian. Nomenklatura e njësive territoriale për statistikat (NUTS) është një klasifikim i përbashkët, në bazë të të cilit mblidhen dhe përpunohen statistikat rajonale evropiane. Statistikat Rajonale janë themeli i Sistemit Statistikor Evropian, të cilat përdoren për një sërë qëllimesh. Klasifikimi sipas NUTS është prezantuar nga Bashkimi Evropian për një ndarje të standardizuar me qëllim: i) Mbledhjen, zhvillimin dhe harmonizimin e statistikave në nivel rajonal; ii) Analizat socio-ekonomike të rajoneve; iii) Për alokimin e fondeve strukturore për zhvillim

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al