Produkti i Brendshëm Bruto, Gjysmë Final 2013

Produkti i Brendshëm Bruto, 2013 INSTAT paraqet për përdoruesit të dhënat vjetore finale të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) për vitin 2012 dhe gjysëm-finale për vitin 2013 sipas NVE 2. Llogaritë Kombëtare në këtë publikim do të paraqesin për herë të parë të dhënat e PBB-së për vitet 2011-2013 sipas Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike, NVE Rev.2. Pas reflektimit të sistemit të ri të klasifikimit në të gjitha statistikat e ndërmarrjeve dhe të punësimit, llogaritë kombëtare janë fusha e fundit statistikore që implementon klasifikimin e ri. Përditësimet e klasifikimeve bëhen që treguesit të jenë më të dobishëm për përdoruesit, të pasqyrojnë zhvillimet ekonomike dhe të përmirësojnë krahasueshmërinë e të dhënave midis vendeve të BE. Aktualisht, PBB paraqitet në 35 aktivitete ekonomike duke u detajuar më shumë në fushën e shërbimeve. Në muajin e ardhshëm, INSTAT do të përfundojë kalimin e gjithë sistemit të llogarive kombëtare sipas klasifikimit të ri NVE Rev.2, duke u plotësuar me seritë vjetore dhe tremujore të periudhave të mëparshme të treguesit të PBB-së, Llogarive rajonale dhe Tabelave të Burim-Përdorimeve.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al