Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve Ekonomike, 2015

23-02-2017

Publikimi “Rezultatet e anketës strukturore pranë ndërmarrjeve ekonomike” përmban të dhëna të detajuara për aktivitetet ekonomike jo bujqësore, sipas degëve të ekonomisë dhe sipas madhësisë së ndërmarrjeve në nivel vendi. Një numër i madh treguesish sigurohen nëpërmjet kryerjes së vrojtimit vjetor pranë ndërmarrjeve. Statistikat strukturore të ndërmarrjeve japin një përshkrim të strukturës ekonomike të ndërmarrjeve nëpërmjet informacionit të mbledhur nga vrojtimi i aktiviteteve të njësive të angazhuara në një aktivitet ekonomik. Përcaktimi i prioriteteve bëhet në përputhje me Rregulloren e Komisionit Evropian, (EC, Euratom) Nr. 58/97, 20 Dhjetor 1996, e amenduar me Rregulloren e Komisionit Evropian, Nr. 295/2008 lidhur me Statistikat Strukturore të Ndërmarrjeve.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al