Tregu i Punës, 2017

03-05-2018

Statistikat e tregut të punës në Shqipëri bazohen në dy burime kryesore, anketat dhe të dhënat administrative. Anketa e Forcave të Punës (AFP) është një vrojtim statistikor i vazhdueshëm i cili mbledh informacion cilësor dhe sasior për vlerësimin e treguesve kryesorë të tregut të punës për të gjithë individët 15 vjeç e lart në Shqipëri. AFP mundëson jo vetëm marrjen e vlerësimeve për një gamë të gjerë treguesish të ofertës për punë të disagreguar sipas gjinisë dhe arsimit, dhe por përdoret gjerësisht për hartimin e politikave dhe strategjive të punësimit në nivel kombëtar dhe për grupe specifike të popullsisë. Në këtë publikim, përveç të dhënave të vlerësuara sipas AFP, janë përdorur dhe të dhëna nga burimet administrative. Treguesit e llogaritur me të dhënat administrative janë paga mesatare mujore bruto disagreguar sipas gjinisë, grup-aktiviteteve ekonomike dhe grup-profesioneve.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al