Turizmi në Shifra

31-05-2018

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, hartoi për herë të parë një publikim të veçantë për treguesit kryesorë mbi turizmin në Shqipëri. Duke iu referuar periudhës nga viti 2013-2017, statistikat në lidhje me turistët e huaj dhe vendas në Shqipëri synojnë të monitorojnë karakterisikat dhe zhvillimet e turizmit në vendin tonë. Në strategjinë e re të komunikimit, INSTAT është orientuar që të përmbushë nevojat e përdoruesve duke targetuar grupe të ndryshme përdoruesish. Materiali pasqyron disa nga kërkesat themelore dhe nevojat e disa grupeve të përdoruesve për të dhënat mbi turistët e huaj dhe vendas dhe ndikimin e tyre në ekonominë shqipëtare. Ky publikim i dedikuar, paraqet me anë të shifrave realitetin ekonomik në vend si dhe përgjigjet ndaj kërkesave në rritje për informacion statistikor të vendimarrësve, kërkuesve shkencor dhe akademikëve në Shqipëri. Përgatitja e këtij materiali është mundësuar falë bashkëpunimit dhe të dhënave administrative të siguruara nga Banka e Shqipësirë, ministritë dhe institucione të tjera. Statistikat e turizmit janë nën fokusin e INSTAT, ku ka filluar puna për ndërtimin edhe të llogarive satelitë të turizmit. Bashkëpunimi me institucionet e tjera dhe politikë-bërësit, rrit përgjegjësinë e INSTAT për hartimin e publikimeve të veçanta dhe informacioneve statistikore që do të shërbenin për të kuptuar më mirë realitetin ekonomik në mënyrë që të ballafaqohemi me sfidat e së ardhmes. INSTAT gjithmonë do të ofrojë partneritet të vazhdueshëm dhe një bashkëpunim të frytshëm, ashtu siç e dëshmon dhe ky botim.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al