Turizmi në Shifra 2019

24-04-2019

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, hartoi një publikim të veçantë për treguesit kryesorë mbi turizmin në Shqipëri. Duke iu referuar periudhës 2014-2018, statistikat në lidhje me turistët e huaj dhe vendas në Shqipëri synojnë të monitorojnë karakterisikat dhe zhvillimet e turizmit në vendin tonë. Në strategjinë e re të komunikimit, INSTAT është orientuar që të përmbushë nevojat e përdoruesve, duke targetuar grupe të ndryshme përdoruesish, duke bërë një publikim më të kuptueshëm nga përdoruesit. Materiali pasqyron disa nga kërkesat themelore dhe nevojat e disa grupeve të përdoruesve për të dhënat mbi turistët të huaj dhe vendas dhe ndikimin e tyre në ekonominë shqiptare. Ky publikim i dedikuar, paraqet me anë të shifrave realitetin ekonomik në vend si dhe përgjigjet ndaj kërkesave në rritje për informacion statistikor të grupeve të interest në Shqipëri. Përgatitja e këtij materiali është kontribut, jo vetëm i INSTAT, por dhe i furnizuesëve të të dhënave, duke veçuar ministritë e linjës dhe Bankën Qendrore.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al