Ftesë për artikuj
Të dashur miq dhe kolegë,
Revista “KËRKIMI- Revista e Statistikave dhe Analizave Social Ekonomike”, e publikuar nga Instituti i Statistikave, ju fton të bëheni pjesë e saj, duke promovuar punime të cilat synojnë të kontribuojnë në kërkimin shkencor dhe politikat social-ekonomike.
Kjo revistë shërben jo vetëm si një platformë për kërkuesit në shkëmbimin e metodave të mbledhjes dhe analizës së të dhënave, por edhe dhe si urë lidhëse midis statisticienëve, kërkuesve dhe praktikuesve.
Artikujt duhet të jenë:
- Artikuj akademik me një gjatësi mbi 3000-13000 fjalë në formën e një kërkimi empirik, i cili duhet të ketë strukturë të mirë përcaktuar si: Titullin, Autorët dhe kontaktet, Abstraktin, Trupin e artikullit dhe Konkluzionet.
- Artikuj informativ me gjatësi deri në 3000 fjalë, në formën e një “shpjeguesi metodologjik” apo “research notes”.
Një informacion më i detajuar mbi strukturën e artikujve gjendet në faqen e webit të INSTAT, ku është një hapësirë e dedikuar për revistën Kërkimi
http://www.instat.gov.al/al/publikime/revista-kërkimi/
Artikujt do të jenë të disponueshëm për të gjithë publikun dhe pranimi i tyre është pa pagesë.
Afatet për dërgimin e materialeve janë si më poshtë:
-Dërgimi i abstraktit: 21 Shkurt 2019
-Konfirmimi i abstraktit: 28 Shkurt 2019
-Dërgimi i artikullit të plotë: 15 Prill 2019
Artikujt të dërgohen në adresën email: Revistakerkimi@instat.gov.al
Ju faleminderit!