Guida për autorët | Instat

Guida për autorët

Gjuha
Punimet duhet të jenë në dy gjuhë: shqip dhe anglisht (Microsoft Word text processor). Artikulli duhet të përmbajë 3000-13000 fjalë dhe duhet ndarë në seksione të përcaktuara qartë.


Struktura e punimeve
Titulli
Autorët dhe Kontaktet
Abstrakti (max. 200 fjalë)
Fjalët kyçe (max. 6 fjalë)
Hyrja
Trupi i punimit
1 Rishikimi i Literaturës
2 Metodologjia
3 Rezultatet
Konkluzione
Anekse
Falënderime
Referenca (Bibliografia)
Tabela dhe Figura


Titulli
Ai duhet të jetë konciz dhe informues


Autorët dhe Kontaktet
Emri, mbiemri, Organizata, Institucioni
e-mail: instat@instat.gov.al

Abstrakt
Kërkohet një abstrakt i shkurtër, ku të përshkruaj në mënyrë të përmbledhur qëllimin e punimit, rezultatet kryesore dhe konkluzionin.


Trupi i punimit
Artikulli duhet të jetë rezultat i një kërkimi që i korrespondon temave të përcaktuara të revistës. Struktura e saj duhet të jetë e qartë, ku titujt dhe nëntitujt të kenë një rrjedhë logjike. Në mënyrë që lexuesit të kuptojnë më së miri punimin e autorit, struktura e artikullit duhet të përfshijë: Rishikimin e literaturës, Metodologjinë e punimit, Rezultate dhe Diskutime.


Konkluzione
Konkluzionet duhet të sigurojnë një sintezë të kontributeve kryesore të punimit, rëndësinë e punimit dhe të sugjerojë limitet apo zgjerimet e mundshme të kërkimit.


Formati i tekstit
Formati duhet te jetë Times New Roman 12 dhe hapësira ndërmjet rreshtave duhet të jetë 1.5. Numri i faqes duhet të vendoset në të djathtë, në fund të faqes. Shkrimi “Italic” mund të përdoret nëse është e domosdoshme, por nuk lejohet formati “bold” dhe “underline” në tekst. Artikujt duhet të ndahen në seksione të përcaktuara qartë. Secili seksion emërtohet me numrat: “1”, “2”, etj., ndërsa nën-seksionet emërtohen më numrat “1.1”, “1.2” etj.


Seksionet (Headings)
1 NIVELI I PARE I SEKSIONIT (TIMES NEW ROMAN 12, BOLD)
1.1 Niveli i dyte i seksionit (Times New Roman 12, bold)
1.1.1 Niveli i tretë i seksionit (TimesNew Roman 12, bold italic)


Footnotes
Footnotes duhen përdorur vetëm atëherë kur janë vërtetë të domosdoshme. Ato duhet të përmbajnë një rrjedhë logjike përgjatë artikullit. Footnotes nuk duhen përdorur në listën e referencave.


Referencat
Citimet në tekst
Çdo referencë në tekst duhet të përmbajë emrin e autorit/ve dhe vitin e referencës. Citimi duhet të jetë si shembulli: “Neti (2010) argumenton se…..”, ose “… në artikullin e tyre (Ana dhe Ben, 2011, fq. 12–14) dolën në përfundimin se …”. Emrat e autorëve duhen vendosur sipas rendit alfabetik. Numri i faqes së artikullit duhet cituar në tekst.


Lista e Referencave
Vendoseni listën e referencës në rend alfabetik, duke përdorur stilin e mëposhtëm:


[Për një libër]
François Lequiller, Derek Blades, “Understanding National Accounts”, Second Edition OECD, 2014

[Për kapitullin në një libër]
Dietzenbacher, Erik, 1992, “The Measurement of Interindustry Linkages: Key Sectors in the Betherlands”, Economic Modeling, 9(4), pp. 419-437.

[Për një revistë]
T., Xhaka, S., Hoxha, Ekonomia shqiptare.Revista Monitor, 2017,3 (Mars), fq. 4–17.


[Për një burim online]
Minimumi, duhet dhënë linku URL dhe data kur është përdorur kjo referencë nga autori. Çdo informacion tjetër shtesë si autori, data, burimi i informacionit, etj., nëse dihen, duhen përfshirë. Linku referues duhet përfshirë në listën e referencave. Shembull nga faqja online e INSTAT:Vjetari 2012[online]. Tirane: lNSTAT, 2017. [cit. 20.3.2017].


Tabelat
Tabela duhet të jetë një tekst i editueshëm dhe jo si imazh. Tabela mund të vendoset brenda në tekstin respektiv të artikullit ose në faqe të veçantë, në fund të punimit (si aneks). Numrat e tabelave duhet të jenë sipas radhës së paraqitjes; Tabela 1, Tabela 2, etj. Çdo tabelë duhet të këtë një titull. Referojuni tabelës në tekst duke përdorur numrin e saj (për shembull: shiko Tabelën 1, ose shiko Tabelën 1 në Aneks). Specifikoni burimin e të dhënave poshtë tabelës.


Figurat
Figura është një paraqitje grafike e cila, ashtu si tabela, mund të jetë brenda tekstit ose në fund të artikullit si aneks. Numrat e figurave duhet të jenë sipas radhës së paraqitjes; Figura 1, Figura 2, etj. Çdo figurë duhet të ketë titull. Referojuni figurës duke përdorur numrin e saj (për shembull: shiko Figura 1, ose Figurën 1 në Aneks). Specifikoni burimin e të dhënave poshtë figurës.


Formulat
Formulat duhet të përgatiten me “formula editor” me format Times New Roman 12, si teksti i artikullit.