Politika Editoriale | Instat

Politika Editoriale

Revista ka për qëllim të publikoje artikuj që ndjekin një strukturë të përcaktuar në udhëzimin për autorët. Plagjiatura nuk lejohet dhe autorët e artikujve të pranuar duhet të konfimojnë që punimet e tyre janë origjinale. Pranimi i një punimi nënkupton që autorët marrin përgjegjësinë e plotë për respektimin e këtyre kritereve. Revista nuk do të mbajë përgjegjësi ligjore në rast të ankesave ose kërkesave për kompensime financiare nga palët e treta.

Politika e pranimit të artikujve për procesin e rishikimit

  • Punimi nuk duhet të jetë publikuar ndonjëherë më parë;
  • Punimi nuk është dërguar dhe pranuar për “reviewing” në ndonjë revistë tjetër;
  • Punimi duhet të jetë i miratuar nga të gjithë autorët, po ashtu dhe nga institucioni i përfshirë;

Procesi “Reviewing” dhe rishikuesit

Artikujt e revistës do jenë pjesë e një procedure rishikimi të pavarur dhe të fshehtë për të dy palët. Rishikuesit (vlerësuesit) do të zgjidhen individë që janë të specializuar në fushën e marrë në studim nga autori i punimit. Në procesin “blind review” si autori (autorët) dhe rishikuesi (rishikuesit) mbeten anonimë në procesin e vlerësimit. Procesi i rishikimit merr në konsideratë faktorë të tillë si: rëndësia, rezultatet, analizën, origjinaliteti, lexueshmëria dhe cilësia e gjuhës. Rezultatet e mundshme të procesit të rishikimit përfshijnë pranimin, pranimin pas rishikimeve, ose refuzimin e punimit.

Autori do të informohet për rezultatin e procesit të rishikimit nga Redaktori Menaxhues. Pas procesit të suksesshëm të rishikimit, artikujt i nënshtrohen korrigjimit, përgatitjes grafike për printim dhe dëshmi përfundimtare të autorit. Publikimi i artikujve nuk ka përfitime financiare dhe autorët i publikojnë artikujt e tyre falas (pa pagesë të botimit). Artikujt mund të dërgohen në adresën e e-mailit: Revistakerkimi@instat.gov.al