Grupi i Politikave për Bashkëpunimin Statistikor - PGSC

19 - 20 Tet 2017
Durrës, Albania


Instituti i Statistikave priti këtë vit takimin e Grupit të Politikave për Bashkëpunim Statistikor, i cili u mbajt në Durrës në datat 19-20 Tetor.
Ashtu si çdo vit, Drejtorët e Përgjithshëm dhe përfaqësuesit e Marrëdhënieve me Jashtë të zyrave Kombëtare Statistikore të vendeve të zgjerimit, Eurostat, DG NEAR dhe organizata ndërkombëtare si EFTA, UNECE, Sida u takuan për të diskutuar çështjet strategjike që lidhen me statistikat në kontekstin e procesit të zgjerimit. DG NEAR paraqiti një pasqyrë të Procesit të Stabilizim Asociimit në vendet e zgjerimit.Temat e tjera të rëndësishme të diskutuara dhe të përbashkëta ishin dhe monitorimet e Peer Revieë, “Angazhimi  i qeverive mbi ruajtjen e besimit në statistika”, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), Kodi i Praktikave të Statistikave Europiane dhe Koordinimi i Sistemeve Statistikore Kombëtare, zhvillimet më të fundit në ESS etj.