Sesioni i 48-të i Komisionit Statistikor të Kombeve të Bashkuara
Fjala e Drejtori të Përgjithshëm të INSTAT, Znj. Delina Ibrahimaj, në mbështetje të projekt-rezolutës për forcimin e mëtejshëm të rolit të Institutit të Statistikave në Sistemin Kombëtar Statistikor.
E nderuar Znj. Kryetare,
Do të doja t'ju bashkohen kolegëve të tjerë duke ju përgëzuar për rizgjedhjen si kryetare e Komisionit Statistikor.
Shqipëria i bashkohet deklaratës së Maltës e cila foli në emër të Bashkimit Evropian.
Në cilësinë e përfaqësuesit kombëtar do të doja të konfirmoja mbështetjen e Qeverisë Shqiptare për projekt-rezolutën për punën e Komisionit Statistikor të OKB-së, në lidhje me Axhendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, siç është e paraqitur në dokument. Ne e konsiderojmë këtë dokument si një mjet shumë të rëndësishëm për zhvillimin e statistikave zyrtare në nivel kombëtar, rajonal dhe global. Ne konsiderojmë me rëndësi të veçantë paragrafët paragrafët 7 - 10, të projekt-rezolutës për forcimin e mëtejshëm të rolit të Institutit të Statistikave në Sistemin Kombëtar Statistikor. Do doja të shtoja që qeveria shqiptare është angazhuar për përfshirjen e treguesve të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020. Puna ka filluar dhe Instituti i Statistikave ka një rol qëndror në këtë proces të rëndësishëm të zbatimit të axhendës 2030.