Sesioni i 51- të i Komisionit Statistikor të Kombeve të Bashkuara

03 Mar 2020 - 03 Mar 2020
United Nations, New York

Në datat 3 - 6 Mars 2020, në New York, u mbajt Sesioni i 51- të i Komisionit Statistikor të Kombeve të Bashkuara, i cili kishte si qëllim diskutimin mbi Axhendën 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm, si dhe zhvillimet më të fundit në fushën e statistikave.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Instituteve të Statistikave nga e gjithë bota, organizata ndërkombëtare si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Kjo mbledhje vjetore përfshin gjithë komunitetin e statistikave, nën udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara.

Komisioni u hap me fjalën drejtuar nga z.Liu Zhenmin, Zv. Sekretari i Përgjithshëm për Ekonominë dhe çështjet Sociale në Kombet e Bashkuara. Në fjalën e tij, ai theksoi punën e mirë të bërë nën Axhendën 2030 por edhe sfidat që priten në vijim.

INSTAT u përfaqësua në këtë aktivitet si në vijim;

  1. Elsa Dhuli - Drejtore e Përgjithshme e Komanduar - Instituti i Statistikave
  2. Liljana Brahja – Drejtore, Drejtoria e Financës dhe Projekteve
  3. Znj Helda Mitre Curma, Drejtore e Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit dhe e Mbledhjes së të Dhënave,
  4. Vjollca Simoni - Përgjegjëse e Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimit Evropian
  5. Gladiola Baja, Përgjegjëse, Sektori i Projekteve

INSTAT,  në cilësinë e anëtarit të Grupit të Nivelit të Lartë për Partnership, Koordinim dhe Ndërtimin e Kapaciteteve për Zhvillim të Qëndrueshëm, kontribuoi paraprakisht në dy nga dokumentet më të rëndësishëm të paraqitura në komision, Forcimi i koordinimit të programeve statistikore në Kombet e Bashkuara si dhe dokumenti që do të paraqitetet në Forumin e Lartë Botëror të të dhënave në Bern në Tetor 2020. Gjithashtu gjatë komisionit, Znj. Elsa Dhuli mori fjalën në pikat e agjendës “Të Dhënat dhe Indikatorët për Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm”;  “Koordinimi i Programit Statistikor”; “Staistikat Gjinore” si dhe “Menaxhimi dhe Modernizimi i Sistemeve Statistikore”

Në datat 27 Shkurt - 5 Mars u mbajtën evente të ndryshme statistikore organizuar nga UNSD IOM, FAO, PARIS 21, UNECE etj ku INSTAT mori pjesë në disa prej tyre si në vijim; Takimi i 16-të i Grupit të Nivelit të Lartë për Partnership, Koordinim dhe Ndërtimin e Kapaciteteve për Zhvillim të Qëndrueshëm, ku INSTAT është anëtarësuar së fundmi, Financim më i mirë dhe më i madh për të dhëna dhe Zhvillim, Komunikim Efektiv i Statistikave, Informacion mbi Forumin Botëror të të dhënave, eventi i organizuar nga Statistikat e Polonisë në bashkëpunim me Misionin e Polonisë, Takimi i UNECE mbi SDG-të, Cilësitë në Statistika, Statistikat në Zhvillimin Njerëzor, takimi i SESRIC etj.

Koordinimi i statistikave si dhe nevoja për më shumë financim ishte diskutimi kryesor i këtij sesioni.