Burra dhe Gra në Shqipëri, 2018 | Instat

Burra dhe Gra në Shqipëri, 2018

07 Qer 2018 - 07 Qer 2018
Hotel Tirana International, Salla Consortium

Kapitujt e përfshirë në botimin “Burra dhe Gra në Shqipëri, 2018”, pasqyrojnë fusha të ndryshme të të dhënave me bazë gjinore, të mbledhura si nga anketat e zhvilluara nga INSTAT si dhe nga informacioni që disponojnë instutucionet e tjera shtetërore në vend. Statistikat dhe treguesit e prezantuar në këtë publikim do t’u shërbejnë politikëbëresve, botës akademike, shoqërisë civile dhe përdoruesve të ndryshëm për të analizuar në një kontekst të gjerë arritjet në drejtim të barazisë gjinore.
Ky botim shoqërohet në faqen e INSTAT me një infografik dinamik i cili është i lehtë për tu kuptuar nga të gjithë përdoruesit e statistikave gjinore dhe synon të krahasojë shifrat e burrave dhe grave në jetën e përditshme, nëpërmjet kombinimit të tekstit, grafikëve dhe tabelave.

Publikimi interaktiv