Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri, 2018

24 Maj 2019 - 24 Maj 2019
Hotel Tirana International, Salla Consortium

Instituti i Statistikave publikoi rezultatet kryesore të anketës “Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri”. Ky aktiviteti zbatohet nga UNDP në Shqipëri me fonde të UN Women dhe Qeverisë Suedeze.

Kjo anketë, mat lloje të ndryshme të dhunës si ato psikologjike, fizike dhe seksuale të ushtruar ndaj grave dhe vajzave nga partnerët e tyre, persona jo partner si dhe ngacmimin seksual e përndjekjen. Krahas dhunës në familje dhe elementëve që lidhen me të në vetvete, anketa e kryer në vitin 2018, ka disa risi të cilat do të bëhen publike sot, për herë të parë, të cilat lidhen me dhunën e ushtruar në një lidhje, ku përfshihen sjelljet kontrolluese, dhuna ekonomike, dhuna psikologjike, dhuna fizike dhe dhuna seksuale. Gjithashtu, për herë të parë nëpërmjet këtij vrojtimi, është matur dhe ngacmimi seksual dhe përndjekja.

Rezultatet e anketës në tërësi tregojnë për ulje të prevalencës së dhunës në familje në të gjitha llojet e saj, në krahasim me 2013.