INSTAT memorandum bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë

20 Mar 2018 - 20 Mar 2018
Ambientet e Dhomës së e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë

INSTAT dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, nëshkruan sot një memoradum bashëpunimi midis tyre me qëllim forcimin e mëtejshëm të marrdhënieve dy palëshe. Në fjalën e saj Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, Delina Ibrahimaj tha se “Them forcimin, pasi komuniteti i biznesit për ne është pjesa më e rëndësishme si burim informacioni për t’i prodhuar indikatorët ekonomikë, si rritja ekonomike, tregtia, ecuria e sektorëve të ekonomisë, numri dhe profili i ndërmarrjeve e plot e plot të tjera. Pa këtë komunitet, ne nuk do të kishim statistika mbi këto indikatorë dhe pa statistika për gjendjen e biznesit dhe ekonomisë në Shqipëri nuk do të mund të ndërtohet asnjë politikë nga politikëbërësit në dobi të tyre dhe asnjë vendim i drejtë për të bërë biznes nga vendimarrësit privatë”.

Kjo marrëveshje do të sigurojë bashkëpunimit midis dy palëve lidhur përmirësimin e cilësisë statistikore dhe rritjen e llojeve dhe përdorimit të produkteve statistikore për sipërmarrësit tregtarë dhe përdoruesit e tjerë; përmirësimin dhe pasurimin e përmbajtjes së programeve të trajnimit me koncepte dhe analiza të hartimit, zbatimit dhe monitorimit të sistemit statistikor në Shqipëri; planifikimin e organizimin e veprimtarive të përbashkëta njohëse dhe promovuese  për të mundësuar njohjen e kuptimin sa më të mirë të statistikave nga sektori i biznesit dhe tregut në tërësi.