Konferenca “Censi i Popullsisë dhe Banesave 2020”

16 Maj 2018
Europe House, Pallati Kongreseve

Censi i vitit 2020 si shtylla kryesore e sistemit kombëtar të statistikave dhe sfidat e tij kanë qenë temat kryesore të diskutimit në takimin e parë përgatitor të organizuar nga INSTAT në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri. Duke qenë se ky është procesi më i rëndësishëm demografik i një vendi, kërkon një përdorim të madh burimesh financiare dhe njerëzore. Censi 2020 do të ketë një kosto rreth 16.2 milion lekë.