Konferenca e 67-të e Statisticienëve Evropianë

26 - 28 Qer 2019
Paris, Francë

Në datat 26-28 Qershor 2019, në ambientet e zyrave qëndrore të OECD ne Paris u zhvillua Konferenca 67-të e Statisticienëve Evropianë. Në këtë konference INSTAT, kontribuoi me një punim me titull “Strategjia për të rritur cilësinë e të dhënave administrative në Shqipëri” si dhe me konsultimet e kryera nga konferenca në tematika si;

  • Llogaritë satelite për arsim dhe trajnim:
  • Kuadri strategjik i komunikimit
  • Rekomandime për të matur popullsinë e moshuar në Institucione etj

Gjithashtu INSTAT u angazhua për të qënë pjesë e një grupi pune së bashku me Anglinë, Kanadanë Estoninë,Poloninë, Irlandën, Italinë dhe sekretariatin e UNECE për të ndjekur rezultatet e seminarit “Roli i qëndrueshëm i zyrave statistikore kombëtare si zyra për statistika dhe të dhënat si dhe për të hartuar një punim ku do jenë të sintetizuara eksperiencat dhe këndvështrimet e paraqitura në conference shoqëruar me një plan veprimi për tu ndjekur.

INSTAT gjithashtu u angazhua për të qënë pjesë e organizimit të seminarit që do të organizohet vitin e ardhshëm me titull “Implementimi i Rolit të zyrave Statistikore në një epokë me mundësi të mëdha” së bashku me Danimarkën, Kolumbinë dhe Norvegjinë.

Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT Znj Ibrahimaj, u propozua nga konferenca për të qënë pjese e Grupit të lartë drejtues “Grupi i nivelit të lartë për Partneritet, Koordinim dhe Ndërtim të Kapaciteteve për Statistikat për Axhendën 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm” I cili ka kaluar per mendim dhe komunikim edhe ne Komisionin Statistikor të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.