Promovimi i Revistës Kërkimi - Revista e Statistikave dhe Analizave Social-Ekonomike

11 Qer 2018 - 11 Qer 2018
Biblitoteka “Musine Kokalari”

KËRKIMI është revista e parë, e hapur për të gjithë lexuesit, e publikuar nga INSTAT, me qëllim që të stimulojë shpërndarjen e metodave statistikore dhe hulumtimet e aplikuara empirike në fushën e statistikave zyrtare, ekonomike dhe sociale. Revista do të publikohet dy herë në vit, në versionin online dhe të printuar, me synimin për të shërbyer si një urë lidhëse për të mbledhur statisticienë, zyrtarë, akademikë, analistë, studentë, politikëbërës dhe çdo palë të interesuar për të treguar sesi të menduarit statistikor ndikon në vendimet që prekin aspektet e ndryshme të ekonomisë dhe shoqërisë.

Fushat e punimeve do të jenë:

  • Studime në fushat socio-ekonomike
  • Kërkime empirike, metodologji inovative dhe analiza në fushën e statistikave
  • Studime të dedikuara mbi rajonet (qarqe, bashki, zona ekonomike apo ndarje të tjera territoriale)
  • Studime të përbashkëta me Institutet homologe të statistikave në Rajonin e Ballkanit Perëndimor

Revista KËRKIMI ka dy seksione:

  • Seksioni i parë përfshin artikuj akademikë me analiza të cilësisë së lartë, komplekse dhe të avancuara bazuar në të dhënat zyrtare të statistikave, të fokusuara në sferat ekonomike dhe sociale. Punimi duhet të kenë mbi 3000 fjalë dhe të ndjekë një strukturë të përcaktuar mirë.
  • Seksioni i dytë përfshin diskutimin / metodologjinë / shënime nga artikujt hulumtues, duke i krijuar mundësinë autorëve të kontribuojnë në debatin shkencor nëpërmjet diskutimit tëhapur të çështjeve aktuale ose më të përgjithshme statistikore ose ekonomike mbi qasjet potenciale të përshkrimit statistikor të fenomeneve sociale dhe ekonomike, zhvillimin e treguesve dhe çështje të vlerësimit të tyre. Punimet duhet të jenë të shkurtra, me jo më shumë se 3 000 fjalë.