Samiti Inovacioni në Zhvillim

20 Qer 2019 - 20 Qer 2019
Hotel Plaza, Tiranë

Samitin “Inovacioni në Zhvillim” organizohet në kuadër të projektit “Rritja e Kapaciteteve Ndërkombëtare të Inovacionit për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme”  financuar nga BE në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Interreg Balkan Med 2014-2020, që sjell së bashku 5 vende, 3 vende anëtare të BE-së dhe 2 vende kandidate, ku një ndër to është dhe INSTAT.

Qëllimi i këtij projekti është të rrisë kapacitetet e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) dhe ti mbështesë ato në krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm, duke përfshirë grupe inovative me NVM të tjera nga rajoni për të ndarë njohuritë dhe zhvillimin e inovacioneve, me qëllim reduktimin e hendekut në rajon mbi inovacionin e NVM-ve (SME), forcimi i konkurrueshmërisë së NVM-ve dhe përmirësimi i kapaciteteve ndërkombëtare të inovacionit.

Aktivitetet më kryesore të projektit janë, kryerja e anketës nga tri Institutet e statistikave ai i Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, zhvillimi i aplikacionit i vetëvlerësimit (SAT) dhe dhe përgatitja e raporteve të benchmarkut.