Sesioni i 50-të i Komisionit Statistikor te Kombeve te Bashkuara

05 - 08 Mar 2019
United Nations, New York

Në datat 05 - 08 Mars 2019 Znj. Ibrahimaj mori pjesë në një event organizuar nga Divisioni Statistikor i Kombeve të Bashkuara, mbi të Dhënat dhe Statistikat për vendimmarrje, Raportimet Vullnetare Kombëtare, zhvilluar me më 4 mars 2019, ku ndau eksperiencën e Shqipërisë në përgatitjen e Raportit Vullnetar Kombëtar, paraqitur në Forumin e Nivelit të Lartë Politik në muajin Korrik 2018 si dhe rolin dhe përfshirjen e INSTAT në proçes.

Ndër të tjera Znj. Ibrahimaj mori pjesë në një event organizuar nga UNECE, mbi përdorimin e udhërrëfyesit të UNECE mbi SDG-të, kur prezantoi se si INSTAT e ka përdorur këtë document në organizimin e punës për SDG-të. Për më shumë informacion, në vijim prezantimi.

Gjithashtu, Znj Ibrahimaj u ftua nga Drejtori i statistikave të UNWOMEN në Nju Jork, në një event organizuar me Drejtorë të Përgjithshëm të Statistikave si dhe donatorë të ndryshëm në kuadër të programit të UN Women Making Every Woman and Girl Count (MEWGC), ku dhe Shqipëria do jetë pjesë e këtij programi në vitin 2019. Në këtë event Znj Ibrahimaj mbajti fjalën e hapjes si dhe ishte pjesë e panelit për diskutim, për më shumë në vijim fjala e Znj Ibrahimaj si dhe ndërhyrjet në panel.

Znj Delina Ibrahimaj, Drejtore e Përgjithshme e INSTAT është pjesë e një video promovuese me rastin e sesionit të 50-të të Komisionit Statistikor të Kombeve te Bashkuara me temë "Si të dhënat përmirësojnë jetën tonë, le t'i numërojmë mënyrat"