Shqipëria bëhet anëtar i HLG PCCB

Grupi i Nivelit të Lartë për Partneritet, Koordinim dhe ndërtim të kapaciteteve për statistikat për Axhendën e vitit 2030 për zhvillim të qëndrueshëm - HLG PCCB

Znj Elsa Dhuli, Drejtor në Detyrë i INSTAT është emëruar anëtare e Grupit të Nivelit të Lartë për Partneritet, Koordinim dhe ndërtim të kapaciteteve për statistikat për Axhendën e vitit 2030 për zhvillim të qëndrueshëm - HLG PCCB, prej nëntorit të vitit 2019.

HLG-PCCB, kriuar në 2015, synon të krijojë një partneritet global për të dhëna të zhvillimit të qëndrueshëm. Detyra e HLG-PCCB është të sigurojë udhëheqje strategjike për procesin e zbatimit të qëllimit të zhvillimit të qëndrueshëm me fokus monitorimin dhe raportimin statistikor. Ky grup raporton çdo vit pranë Komisionit të Statistikave të Kombeve të Bashkuara që mbahet në New York.

Grupi përbëhet nga 23 vende. Anëtarët e tjerë nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën përveç Shqipërisë janë Drejtorët e Përgjithshëm të Institutit të Statistikave të Finlandës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjeorgjisë, Zvicrës dhe Hungarisë.

Në takimin e tij të 15-të në nëntor 2019, HLG-PCCB krijoi një nëngrup të ngarkuar me përgatitjen e një drafti të parë të dokumentit që do prezantohej në Forumin Botëror të të Dhënave të Kombeve të Bashkuara (UNWDF) I cili pritej të mbahej në Bern, Zvicër nga datat 18 deri më 21 tetor 2020.

Nën-grupi është i përbërë nga këta anëtarë; Shqipëria, Angola, Meksika, Palestina, Filipinet, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, PARIS21 dhe UNSD.

Nën-grupi ka mbajtur 4 takime; më e fundit në 15 Korrik ku diskutoi draftin e fundit të dokumentit dhe diskutimet për të zhvilluar një Forum virtual duke shtyrë atë fizik një vit më vonë.

Për sa më sipër, pas takimit të fundit të HLG PCCB; zhvilluar më 23 Korrik, u dakortësua zhvillimi i konsultimeve online me të gjithë përdoruesit e statistikave zyrtare. Ky grup përgatiti një deklaratë të shkurtër që paraqet përgjigjen e Komunitetit të të Dhënave Globale ndaj COVID-19, me çështjet kryesore me të cilat përballet komuniteti statistikor në këtë kohë, veprimet kryesore që komuniteti duhet të ndjekë rreth të dhënave dhe angazhimeve për të ardhmen.

Konsultimi do të zgjasë nga data 5 gusht deri më 10 shtator dhe një version version i përgjigjes së Komunitetit të të Dhënave Global ndaj COVID-19 mund të gjenden në linkun më poshtë: https://unstats.un.org/sdgs/hlg/Open-consultation-on-the-Global-Data-Communitys-response-to-COVID-19