Programi i transparencës

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (INSTAT) publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). INSTAT publikon informacion sipas veprimtarisë së saj funksionale, si dhe do të rishikojë e përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

Në PT të INSTAT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të INSTAT. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit Zyra e Komisionerit vlerëson nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga INSTAT.

Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, INSTAT mban parasysh interesin e publikut, si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

Koordinator për të Drejtën e Informimit:

Altin Xhikneli

Orari i punës: 08:00 - 16:30 / E hënë- E enjte

08:00 - 14:00 / E premte


Instituti i Statistikave

E-mail:  axhikneli@instat.gov.al  

E-mail:  info@instat.gov.al  

Telefon: +(355) 42222411 / 177

Telefon: +(355) 42222411 / 185

Bul. "Zhan D'ark", Nr .3 Tiranë, Shqipëri