Këshilli i Statistikave

Këshilli i Ministrave ka nisur procedurat për plotësimin e vendeve vakante në Këshillin e Statistikave.

Në përputhje me pikën 2.3 të vendimit nr.670, datë 7.11.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes, të përfaqësimit, emërimit e shkarkimit, rregullat e funksionimit dhe masën e shpërblimit të anëtarëve të Këshillit të Statistikave”

N J O F T I M  P Ë R  A P L I K I M

PËR FUNKSIONIN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË STATISTIKAVE (link me njoftimi për aplikim)

Këshilli i Statistikave është organi më i lartë i ngarkuar për mbikëqyrjen dhe mbështetjen e INSTAT-it në rolin e tij për zbatimin e aktiviteteve statistikore të parashikuara në Programin e Statistikave Zyrtare. Këshilli i Statistikave përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët përfaqësojnë agjencitë statistikore, përdoruesit e statistikave zyrtare, botën akademike, shoqërinë civile dhe sipërmarrësit privatë. Emërimi i anëtarëve miratohet me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave. Këshilli i Statistikave e ushtron veprimtarinë e tij në përputhje me Ligjin nr. 9180, datë 05.02.2004 "Për statistikat zyrtare", të ndryshuar, dhe në vijim të shkronjave “c” e “ç”, të pikës 14, të vendimit nr. 999, datë 25.10.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret dhe procedurat e përfaqësimit, përzgjedhjes, të emërimit e të shkarkimit, rregullat e funksionimit dhe masën e shpërblimit të anëtarëve të Këshillit të Statistikave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.

Emër / Mbiemër

Pozicioni

Znj. Kozeta Sevrani

Anëtar

Z. Nikolla Lera

Anëtar

Znj. Majlinda Dhuka

Anëtar

Z.Adrian Kamenica

Anëtar

Znj. Rudina Lilaj

Anëtar

Z. Engjell Skreli

Anëtar

Znj. Vilma Nushi

Anëtar