Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 "Për të Drejtën e Informimit" është përgatitur programi i transparencës për Institutin e Statistikave, INSTAT. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 "Për të Drejtën e Informimit"(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës INSTAT ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. INSTAT do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së këtij institucioni nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.instat.gov.al, si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e INSTAT është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë, në format lehtësisht të kuptueshëm dhe aksesueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Koordinator për të Drejtën e Informimit:

Altin Xhikneli


Instituti i Statistikave

E-mail:  axhikneli@instat.gov.al  

E-mail:  info@instat.gov.al  

Telefon: +(355) 42222411 / 177

Telefon: +(355) 42222411 / 185

Bul. "Zhan D'ark", Nr .3 Tiranë, Shqipëri