Çmimet e konsumit në Shqipëri

Çmimi është vlera që njëra palë bie dakord të paguaj palës tjetër në këmbim të një të mire apo shërbimi. Çmimet e konsumit janë çmimet që individët paguajnë për të mirat dhe shërbimet të cilat konsumojnë në përditshmërinë e tyre. Këto çmime janë të rëndësishme dhe me interes pasi të gjithë përballemi me to çdo ditë. Ecuria e çmimeve të konsumit matet përmes Indeksit të Çmimeve të Konsumit, shkurt IÇK. Indeksi i çmimeve të konsumit mat ndryshimin në kohë që ndodh te çmimet e mallrave dhe shërbimeve të blera, të përdorura ose të paguara nga familjet.

INSTAT e llogarit IÇK-në duke mbledhur të dhëna mbi çmimet e produkteve dhe shërbimeve në kategori të ndryshme; produktet mund të jenë për shembull, ushqime, rroba apo edhe shërbime si një prerje flokësh dhe arsimimi. Indeksi llogaritet më pas duke u bazuar në sasinë e secilit produkt të blerë ose shërbim të kryer që popullsia shqiptare konsumon në një vit. Për llogaritjen e indeksit të çmimeve është gjithashtu e rëndësishme të përcaktohen proporcionet e produkteve dhe shërbimeve kryesore që popullsia shqiptare konsumon në një vit. Ky kombinim i produkteve dhe shërbimeve quhet "shporta".

Produktet dhe shërbimet në shportën e Indeksit të Çmimit të Konsumit (IÇK) klasifikohen në 12 grupe kryesore:

  1. Ushqime dhe pije joalkoolike
  2. Pije alkoolike dhe duhan
  3. Veshje dhe këpucë
  4. Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji
  5. Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë
  6. Shëndet
  7. Transporti
  8. Komunikimi
  9. Argëtim dhe kulturë
  10. Shërbimi arsimor
  11. Hotele, kafene dhe restorante
  12. Mallra dhe shërbime të tjera

Figura 1 tregon ecurinë e çmimeve pergjatë viteve për disa nga kategoritë kryesore. Siç mund të shihet në figurë, në kategoritë “Shërbimi arsimor”, “Ushqimi dhe pije joalkoolike” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” janë rritur më së shumti në krahasim me indeksin e përgjithshëm të IÇK-së si dhe krahasuar me vitin 2001.

Fig. 1 Indeksi mesatar i Çmimeve të Konsumit sipas grupeve kryesore, 2001-2018

Viti bazë 2001=100

“Shërbimi arsimor” është grupi ku çmimet janë rritur më shumë që nga viti 2001, ndërsa çmimet në grupet “Komunikimi” dhe “Veshje dhe këpucë” kanë pësuar rënie ndër vite.

Shpërndarja e peshave të IÇK-së

Konsumatorët i shpenzojnë të ardhurat e tyre në mënyra të ndryshme, psh disa konsumatorë shpenzojnë më shumë në ushqime dhe qira, ndërsa të tjerë në veshje apo transport, kështu që ne kemi pesha të ndryshme të produkteve dhe shërbimeve. Peshat përditësohen rregullisht pasi çmimet dhe produktet ndryshojnë me kalimin e kohës. Figura 2 tregon peshat e 12 grupeve kryesore të IÇK-së bazuar në shpenzimet totale të konsumit të familjes. Vlera totale e peshës së IÇK-së është 100. Dy nga grupet me peshën më të lartë janë "Ushqim dhe pije joalkoolike" dhe "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" përkatësisht me 37 % dhe 21,5 % të peshës totale. Kjo do të thotë që ndryshimet në çmimin e ushqimeve dhe karburantit kanë një ndikim më të madh në IÇK, krahasuar me ndryshimet në çmimet e kujdesit shëndetësor.

Fig. 2 Shpërndarja e peshave në shportën e IÇK-së, 2019

.

.

Për më shumë inlormacione mbi 'Çmimet e konsumit në Shqipëri' klikoni KËTU