Arsimi në Shqipëri

Arsimi shihet si një mënyrë për të ndryshuar të ardhmen. Në Shqipëri e drejta e arsimimit është e garantuar me Kushtetutë, për të gjithë shtetasit pa asnjë lloj dallimi.

Në fillim të vitit shkollor 2020-21, 82,8 % e të gjithë fëmijëve dhe studentëve të moshës shkollore u regjistruan në arsim. Sidoqoftë, niveli i regjistrimit ndryshon për nivele të ndryshme të arsimit.

Nxënësit e arsimit parauniversitar kanë një ulje të vazhdueshme në numër në të gjithë programet, ulje e cila vitin e fundit arrin 13,0 %, krahasuar me nxënësit e arsimit parauniversitarit 2016-17. Ulje në numrin e studentëve vihen re edhe në arsimin e lartë, me 12,5 % më pak, krahasuar me vitin 2016-17.

Struktura e nxënësve në arsimin e mesëm nuk ka pësuar ndryshime të ndjeshme ndër vite.

.

Tab.1 Nxënës dhe student të regjistruar në arsim

Burimi: Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve

Shënim: Nivelet e arsimit i referohen Klasifikimit ISCED 2011

.

Një tregues i rëndësishëm në arsim, është raporti i nxënësve ose studentëve për 1000 banorë.

Këto raporte paraqiten në rënie për disa arsye. Një arsye kryesore është që studentët por edhe nxënësit shqiptarë preferojnë të studiojnë jashtë vendit, por ndikon gjithashtu edhe plakja e popullsisë së vendit.

.

Fig.1 Numri i nxënësve dhe studentëve për 1000 banorë

Burimi: Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, INSTAT

.

Diplomime në Arsimin e Lartë

Arsimi luan një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e kapitalit njerëzor dhe është një nga premisat për zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi. Në universitetet shqiptare aplikohen programet e Bolonjës, standard i BE-së për arsimin e lartë. Nga krahasimi i të diplomuarve në arsimin e lartë për katër vitet e fundit, midis fushave të gjera të studimit, rezulton se numri më i madh i tyre i përket fushës së “Biznesit, administrimit dhe ligjit”. Vendin e dytë e zë fusha “Shëndet dhe mirëqenie”, megjithëse numri i të diplomuarve në këtë fushë është afërsisht sa ngjysma e atyre të vendit të parë.

.

Fig. 2 Të diplomuar sipas fushave të studimit

Burimi: Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve

.

Të diplomuar sipas gjinisë

Në vitin 2020, u diplomuan në arsimin e lartë 32.889 studentë, ku 65,3 % e studentëve të diplomuar janë femra.

Fushat në të cilat janë diplomuar më shumë femrat janë “Arsim” me 82,9 %, ndjekur nga “Arte dhe shkenca humane” me 77,8 % dhe “Shkenca sociale, gazetari dhe  informacion” me 77,1 %.

Fushat në të cilat janë diplomuar më shumë meshkujt janë “Shërbime” me 66,9 %, “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 63,9 % , dhe “Teknologjia e informacionit dhe komunikimit” me 59,1 %.