Piramida e popullsisë së Shqipërisë

Piramida e popullsisë jep një pamje të qartë të popullsisë, duke treguar se sa njerëz ka në vend, të moshave të ndryshme dhe nëse ka ndonjë ndryshim në numrin e grave dhe burrave. Nga mënyra se si popullsia është e përbërë tani, piramida duket më shumë si një kullë.

Kjo për shkak se numri i të moshuarve është rritur në popullsi.

Në të njëjtën kohë, të rinjtë kanë emigruar dhe numri i lindjeve ka ardhur në ulje.

Disa nga vijat (horizontale) janë veçanërisht të gjata. Kjo për faktin se aktualisht ka më shumë njerëz në grup moshat 20-24, 25–29 dhe 55–59 vjeç. Kjo pasqyron faktin që shumë fëmijë kanë lindur në vitet 1960 dhe në fillim të viteve 1990.

.

Fig. 1 Piramida e Popullsisë, 2011-2019

.

Piramida tregon meshkujt dhe femrat veçmas

Grafiku tregon se sa burra dhe gra të grup moshave të ndryshme ka pasur në 2011 dhe në 2019. Në ilustrimin e mësipërm 2011 dhe 2019 janë krahasuar. Grupi i moshave më të vjetra është në krye, të rinjtë janë në fund.

Grup moshat shpjegojnë strukturën e popullsisë sipas moshës në një kohë të caktuar:

  • Ekziston një tendencë e plakjes së popullatës.
  • Një reduktim i bazës së piramidës është rezultat i rënies së numrit të lindjeve.
  • Një zmadhim i majës së piramidës është rezultat i rritjes së jetëgjatësisë.
  • Të rinjtë kanë prirje të emigrojnë, dhe kjo zvogëlon përqindjen e të rinjve duke rritur atë të të moshuarve.

Përbërja gjinore tregon se sa gra dhe burra janë në mosha të ndryshme, në një kohë të caktuar:

Në vitin 2011 më shumë burra sesa gra jetonin në Shqipëri: 50,1 %, ishin burra dhe 49,9 % gra.

Në vitin 2019 shifrat ndryshuan: 49,9 % ishin burra dhe 50,1 % gra.

Si duket piramida e popullsisë për një vit të veçantë varet nga:

  • Sa kanë lindur në vite të ndryshme?

Në 2018-ën kanë lindur 28,9 mijë foshnja krahasuar me rreth 34,3 mijë në 2011.

.

  • Sa gjatë jetojnë njerëzit?

Jetëgjatësia në lindjes është rritur nga 2011 në 2018 për të dy gjinitë. Në vitin 2018 jetëgjatësia në lindje u vlerësua në 77,4 vjet për burrat dhe 80,5 për gratë. Kjo do të thotë se gratë jetojnë rreth 3 vjet më shumë se burrat.

.

  • Sa imigrojnë dhe emigrojnë?

Gjatë periudhës 2011-2018, çdo vit mesatarisht rreth 45 mijë njerëz emigruan jashtë vendit, ndërsa rreth 27 mijë njerëz imigruan brenda vendit.

.

Të porsalindurit

Gratë në Shqipëri po lindin më pak fëmijë sot sesa kohë më parë, duke ngadalësuar kështu shtesën natyrore të popullsisë. Gjatë vitit 2018 kanë lindur 28.934 foshnja, krahasuar me 34.285 në vitin 2011. Kjo tregon një rënie prej 5.351 lindjesh. Lindin pak më shumë djem sesa lindin vajza. Raporti gjinor gjatë lindjes është 1,08, që tregon se për çdo 100 vajza të lindura, lindin 108 djem.

Më shumë gra në moshë të madhe

Duke filluar nga mosha 40 vjeç, ka zakonisht më shumë gra se burra në secilën grup moshë. Kjo për shkak se gratë kanë prirjen të jetojnë më gjatë. Në 2018 jetëgjatësia në lindje u vlerësua në 77,4 vjet për burrat dhe 80,5 për gratë. Kjo do të thotë se gratë jetojnë rreth 3 vjet më shumë se meshkujt.

.

.

Për më shumë informacion klikoni KËTU