Prodhimi i Brendshëm Bruto

Një mënyrë për të matur zhvillimin e prosperitetit në shoqëri është vlerësimi i aktivitetit ekonomik. Mënyra më e përdorur për vlerësimin e fuqisë dhe performancës së një ekonomie është Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB). PBB-ja është vlera totale e të gjithë mallrave dhe shërbimeve që janë prodhuar në vend minus vlerën e mallrave dhe shërbimeve të nevojshme për prodhimin e tyre. Në vitin 2018, në ekonominë shqiptare, PBB-ja me çmime korrente u vlerësua 1.635.715 milion lekë (12,8 miliardë euro).

PBB-ja për frymë është gjithashtu një tregues i rëndësishëm i performancës ekonomike dhe një njësi e dobishme për të bërë krahasime të standardeve mesatare të jetesës dhe mirëqenies ekonomike. Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë matet si raporti i PBB me numrin e popullsisë totale të atij vendi. Në vitin 2018, PBB-ja për frymë arriti në 571 mijë lekë (ose 4.473 EUR).

.

.

Prodhimi i Brendshëm Bruto vazhdon të rritet

Shumë organe ekonomike dhe sociale në sektorin publik dhe privat kanë nevojë për një grup statistikash të krahasueshme dhe të besueshme në lidhje me ekonominë, në mënyrë që të jenë në gjendje të zhvillojnë politika të ndryshme që bazohen në fakte. Ndryshimi i PBB-së përgjatë kohës është treguesi më i rëndësishëm i rritjes dhe zhvillimit ekonomik. Në vitin 2018, niveli i rritjes së PBB-së ishte 4,07 %, që është i lartë në krahasim me vitin 2013 kur rritja e PBB-së ishte 1 %.

.

Fig. 1 PBB dhe rritja ekonomike, 2013 –2018

.

Konsumi në familje ndikon PBB-në

Sa më shumë njerëz të punojnë dhe të fitojnë para, aq më e lartë është kërkesa për mallra dhe shërbime nga familjet. Si rezultat, kompanitë rrisin prodhimin e tyre dhe konsumi i familjeve rritet. Kjo do të thotë që PBB-ja gjithashtu rritet. Kur përkeqësohet gjendja dhe njerëzit marrin më pak para për të shpenzuar, kërkesa për mallra dhe shërbime është në rënie. Pastaj kompanitë duhet të përshtaten dhe të prodhojnë më pak. Si rezultat, PBB-ja rritet më ngadalë ose bie.

Rritja ekonomike që në vitin 1998

Në vitet 1997 dhe 1998 ekonomia pësoi rënie, por menjëherë më pas mori një hov të madh. Në fillim të viteve 2000, niveli i rritjes së PBB-së ishte rreth 5 % në vit. Sidoqoftë, në vitin 2008 një krizë financiare u përhap në të gjithë botën, e cila preku edhe ekonominë shqiptare. Kjo për shkak se eksportet  pësuan rënie dhe emigrantët shqiptarë kishin më pak para për t'u dërguar familjeve të tyre apo për të shpenzuar në Shqipëri. Pas krizës financiare, rritja ekonomike ka qenë më e ulët se më parë, me rritjen më të ulët në vitin 2013.

.

Fig. 2 Norma e rritjes reale të PBB-së sipas variablave dhe vitit

.

Fig. 3 PBB për frymë në mijë Lekë

.

Treguesit sipas veprimtarisë ekonomike

Në Shqipëri, bujqësia është kontribuesi më i rëndësishëm në ekonomi me pothuajse 20 % të totalit. Po ashtu, tregtia, transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimeve ushqimore me një peshë strukturë prej 16,40 % të ndjekura nga administrata publike, arsimi, shëndetësia, e cila gjithashtu ka një ndikim të madh, me 11,50 %, në ekonominë totale.

.

.

.

Për më shumë informacione klikoni KËTU