Regjistri Ndërmarrjeve në Shqipëri

Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve përmban të dhëna të detajuara për njësitë ekonomike që ushtrojnë aktivitet ekonomik brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve është bazë për hartimin e statistikave të nevojshme për dhënien e treguesve afatshkurtër dhe të zhvillimeve strukturore ekonomike.

Në fund të vitit 2018 numërohen 162.835 ndërmarrje aktive, duke shënuar vetëm një rritje prej 0,2 % krahasuar me vitin 2017.

Ndërmarrjet aktive të regjistruara gjatë vitit 2018 janë 20.279, duke shënuar një rënie prej 18,6 % krahasuar me regjistrimet e vitit 2017.

Fermerë të pajisur me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm NIPT në fund të vitit 2018 janë 40.953.

.

Ekonomia shqiptare është e fokusuar kryesisht në aktivitetin tregtar. Ky fenomen vihet re edhe në ndërmarrjet e regjistruara gjatë vitit 2018, ku ndërmarrjet tregtare zënë një peshë prej 23.2 %  të totali të ndërmarrjeve të reja.

“Tregtia me pakicë përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave” vazhdon të jetë mbizotërues në grupin e ndërmarrjeve jobujqësore.

Ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punësuar zënë vetëm 1,2 %, por kontributi i tyre në punësim llogaritet në afërsisht 50 % të totalit të të punësuarve.

.

.

Në bashkinë Tiranë janë përqendruar pjesa më e madhe e ndërmarrjeve, ndërsa në bashkinë Fushë-Arrëz shënohet numri më i ulët.

Në qarqet Tiranë, Fier e Korçë janë përqendruar rreth 49,5 % e ndërmarrjeve aktive. Numri më i madh i ndërmarrjeve shënohet në qarkun e Tiranës me 53.767 ndërmarrje, ndërsa numri më i vogël në qarkun e Kukësit me 1.974 ndërmarrje. Kjo situatë është e njëjtë përgjatë viteve.

Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 3,8 % të ndërmarrjeve aktive dhe punësojnë 9,6 % të të punësuarve gjithsej.

Ndërmarrjet nga vendet Bashkimit Evropian përfaqësojnë 64,8 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta, nga të cilët pronarët apo bashkëpronarët me origjinë italiane dhe greke përfaqësojnë 52,8 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta gjithsej.

Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në bashkitë Tiranë dhe Durrës, afërsisht 80 %.

Aktivitetet ekonomike si “aktivitete të konsulencës menaxheriale” dhe “tregti me shumicë” janë aktivitetet ku kryesisht pronarët / bashkëpronarët janë të huaj.

Gratë menaxhojnë / zotërojnë 25,7 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej, krahasuar me 29,7 % gjatë vitit 2017.

.

 Ndërmarrjet aktive të huaja e të përbashkëta sipas karakteristikave

.

Aktiviteti tregtar shënon pjesëmarrjen më të lartë të grave në vendimmarrje, me 39,5 %. Qarku i Tiranës ka përqendrimin më të madh të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë, me
41,4 %.

Ndërmarrjet e drejtuara nga gratë janë kryesisht ndërmarrje me 1- 4 të punësuar, të cilat zënë 91,2 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë. Megjithatë, gratë drejtojnë 19,6 % të ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar.

Numri i ndërmarrjet që e ushtrojnë aktivitetin ekonomik në më shumë se një vendndodhje është 1.608. Këto ndërmarrje përfaqësojnë vetëm 1,0 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej dhe numri i të punësuarve në to është 26,5 % e numrit të të punësuarve gjithsej.

Aktivitetet financiare kanë numrin më lartë të të punësuarve për ndërmarrjet që kanë më shumë se një vendndodhje.

Njësitë lokale janë përqendruar në bashkitë Tiranë, Fier dhe Elbasan me 54,1 % të numrit të përgjithshëm të njësive lokale aktive.

Rajoni më i zhvilluar është rajoni qendër ku përfshihen qarqet Tiranë dhe Elbasan. Këtu janë përqendruar 41,3 % e ndërmarrjeve aktive. Pothuajse e njëjta situatë ndeshet edhe me ndërmarrjet e regjistruara, me 48,7 %. Të punësuarit në këtë rajon zënë 54,3 % të të punësuarve gjithsej. Aktiviteti ekonomik tregtar mbizotëron ndaj aktiviteteve të tjera, me
31,6 %. Ky fenomen është i njëjtë si në nivel qarku, ashtu edhe në nivel bashkie.

Fermerët të cilët shesin produktet e tyre po regjistrohen në zyrat rajonale tatimore duke u pajisur me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm, (NIPT). Në këtë mënyrë fermerët zotërojnë personalitet juridik, e si të tillë janë objekt i regjistrit statistikor të ndërmarrjeve që INSTAT mirëmban dhe përditëson. Numri i fermerëve të pajisur me NIPT në fund të vitit 2018 është 40.953 nga 36.520 fermerë në fund të vitit 2017.

Shpërndarja e ndërmarrjeve aktive sipas qarqeve

.

.

Për më shumë informacion klikoni KËTU