Indeksi i Çmimeve të Importit

Indeksi i Çmimeve të Importit (IÇI) mat ecurinë e çmimeve të transaksioneve të produkteve industriale të importuara për tu shitur në tregun vendas.

INSTAT mbledh, përpunon dhe publikon të dhënat statistikore mbi Indeksin e Çmimeve të Importit në përputhje me Rregulloren Europiane të Statistikave Afatshkurtra, Nr1165/98 datë 19.05.1998, amenduar me regulloren 1503/2006.

Klasifikimi i përdorur për këto statistika është Klasifikimi Statistikor i Aktiviteteve Ekonomike NACE Rev.2. Çmimet e importit mblidhen, përpunohen dhe publikohen në bazë të Klasifikimit të Produkteve sipas Aktiviteteve (CPA 2008).

Burimet e informacionit

Burimi i informacionit është “Anketa e Çmimeve të Importit”. Mbledhja e rregullt e të dhënave të çmimeve normalisht rrjedh nga një kampion i njësive statistikore. Plotësimi i informacionit realizohet me intervistim të drejtpërdrejt nga ana anketuesit me personin e kontaktit të ndërmarrjes i cili është ngarkuar për të deklaruar të dhënat.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Importit, T3 - 2017

Kalendari

DataStatistikaPeriudha
06-12-2017 Indeksi i Çmimeve të ImportitT3-2017
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Indeksi i Çmimeve të Importit (IÇI) mat ndryshimet në çmimet e importeve. Produkt i importuar është çdo produkt që nuk është prodhuar në Shqipëri, por që është importuar nga një vend i tretë.

Fusha e mbulimit

Indeksi i Çmimeve të Importit mbulon këto aktivitetet ekonomike:

  • Industri nxjerrëse – B: 05 – 09
  • Industri përpunuese – C: 10 – 34
  • Energji elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar – D: 35
  • Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, E: 36-38

Sistemi i klasifikimit

Klasifikimi i përdorur për Indeksin e Çmimeve të Importit është Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike (NVE  Rev.2). Të dhënat prodhohen në nivel kombëtar, të grupuar në nivel dy shifror sipas aktivitetit ekonomik të kësaj nomenklature.

Njësia e vrojtimit

Njësi statistikore janë ndërmarrjet të cilat furnizojnë ose importojnë produkte nga tregjet e huaja. Anketa mbulon të gjitha ndërmarrjet e angazhuara në aktivitetin e prodhimit, dhe gjithashtu ato të angazhuar në aktivitetin tregtar të përfshirë në fushën e mbulimit të indeksit sipas NVE Rev.2. Një nga kushtet që duhet të plotësohet në mënyrë që një ndërmarrje të përfshihet në studim është që ai të furnizojë tregun shqiptar me produkte. Burimet për selektimin e ndërmarrjeve janë Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve Ekonomike dhe të dhënat e Tregtisë së Jashtme.

Popullata statistikore

Të gjithë ndërmarrjet aktive në Regjistrin Statistikor të Ndërmarrjeve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Seksionet: B,C,D,E sipas NVE Rev.2.

Periudha bazë

Periudha bazë për IÇI ështe viti  2012 = 100.

Periudha e referencës

Frekuencë tremujore me periudhë reference mujore.

Metoda e mbledhjes së të dhënave

Grumbullimi i të dhënave realizohet nëpërmjet intervistës së drejpërdrejtë anketues - menaxher i ndërmarrjes.

Të dhënat mblidhen çdo tre muaj me pyetsorin "Anketa për Indeksin e Çmimeve të Importit". Për mbledhjen e të dhënave kanë punuar anketuesit dhe të gjithë statisticienët e rretheve. Përpara fillimit të punës në INSTAT është kryer një kurs trainimi për anketuesit dhe statisticienët e rretheve.

Pyetsori

Në përbërjen e pyetsorit "Anketa për Indeksin e Çmimeve të Importit" përfshihen:

  • Pjesa identifikuese, në të cilën merret informacion mbi emrin e ndërmarrjes, emrin e presidentit, adresa, kodi fiskal, forma ligjore etj.
  • Pjesa teknike në të cilën merret informacion mbi çmimet mujore dhe specifikimet e produkteve.

Metoda e llogaritjes

Metoda e llogaritjes së indeksit është Laspayer zinxhir (me periudhë bazë vitin 2012= 100) dhe për rrjedhojë peshat e indeksit rinovohen çdo vit. Për rinovimin e shportës përdoren të dhënat statistikore të Tregtisë së Jashtme.

Formula e llogaritjes së peshave është:

Në metodën zinxhir çmimi i çdo produkti në periudhën korente (y) krahasohet me çmimin që ai ka patur në muajin Dhjetor të vitit të mëparshëm (y – 1). Treguesi i llogaritur është çmimi relativ i produktit.

Çmimet relative peshohen së bashku për të dhënë indeksin në nivel 6 shifror për çdo grup produkti. Indekset e llogaritura në nivel 6 shifror agregohen së bashku për të dhënë indeksin në nivel 2 shifror dhe kështu me rradhë deri në llogaritjen përfundimtare të indeksit.

Çmimi relativ

Çmimi relativ është raporti i çmimit të produktit në periudhën korente me çmimin e produktit në dhjetor të vitit të mëparshëm.

Peshimi

Mesatarja e peshuar aritmetike e indekseve elementare të produkteve individuale formon indeksin. Indeksi në (short - term - link) për nivelin 6 shifror sipas NVE është llogaritur duke shumëzuar çdo peshë të produktit në nivel 6 shifror me çmimin relativ korespondues dhe duke pjesëtuar shumën e tyre me shumën e peshave.

Imputimi

Imputimet bëhen duke shumëzuar çmimin e periudhës së mëparshme me ndryshimin mesatar të çmimeve të produkteve të grupit në të cilin bën pjesë produkti (në nivelin më të ulët të agregimit 6 ose 2 shifror).

Llogaritja e indeksit

Për llogaritjen e indeksit është përdorur formula e tipit Laspeyres i cili llogaritet sipas formulës:

Matësit e indeksit

Ndryshimi vjetor mat ndryshimin e çmimit midis tremujorit korent dhe të njëjtit tremujor të vitit të kaluar. Ky ndryshim është rrjedhojë e ndryshimeve korente  në nivelet e çmimeve, por mund të ndikohet nga efektet e papërsëritshme të cilitdo tremujor.

Ndryshimi tremujor krahason nivelet e çmimit midis dy tremujorëve më të fundit. Megjithëse korent, ai mund të ndikohet nga efekte sezonale dhe efekte të tjera.