Indeksi i Çmimeve të Konsumit

Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të përdorura nga njësitë ekonomike familjare për konsum vetjak. Indeksi  llogaritet duke përdorur strukturën e konsumit final të njësive ekonomike familjare. Indeksi përdoret si  matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri.

Burimi i të dhënave

Anketa e Çmimeve të Konsumit dhe të dhëna administrative.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Nëntor 2017

Kalendari

DataStatistikaPeriudha
11-12-2017 Indeksi i Çmimeve të KonsumitNëntor 2017
19-12-2017 Paritetet e fuqisë blerëse2016
Na kontaktoni
Blv. Zhan d'Ark, nr. 3
Tiranë, 1001
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) mat ndryshimin e çmimeve të konsumit të një shporte fikse mallrash e shërbimesh në periudhën korrente krahasuar me një periudhë tjetër e konsideruar si periudha bazë. Periudha referuese e llogaritjes së indeksit është muaji Dhjetor 2015, (Dhjetor 2015=100).

Indeksi i Çmimeve të Konsumit përdoret si:

  • Matës zyrtar i inflacionit në Shqipëri
  • Deflator për treguesit e Llogarive Kombëtare
  • Deflator për treguesit e Stastistikave Afatshkurtëra.
  • Variabël për analizat makro ekonomike
  • Deflator për indeksimin e pagave, pensioneve, kontratave dhe të ardhurave të tjera kur është e nevojshme
  • Tregues i rëndësishëm për hartimin e politikave monetare për Bankën e Shqipërisë.

Historiku

Indeksi i parë zyrtar në Shqipëri është llogaritur në muajin Dhjetor 1991 duke pasur si periudhë bazë muajin Dhjetor 1990.  Në vitin 1991, Drejtoria e Përgjithshme e Statistikës llogariti gjithashtu Indeksin e Çmimeve të Konsumit për muajin Dhjetor 1989 dhe 1990.

Nga viti 1993 e në vazhdim është llogaritur Indeksi i Çmimeve të Konsumit me frekuencë mujore. Në vitin 1993 për herë të parë INSTAT realizoi Anketën e Buxhetit të Familjes (ABF), rezultatet e të cilës u përdorën për përditësimin e shportës së mallrave dhe shërbimeve dhe llogaritjen e peshave të tyre. Muaji Dhjetor 1993 u përdor si periudhë bazë për llogaritjen e indeksit. Shporta  përmbante 221 artikuj dhe shpenzimet u klasifikuan të ndara në 8 grupe kryesore.

Në vitin 2000 INSTAT realizoi anketën e ABF-së, rezultatet e të cilës u përdorën për përditësimin e shportës së artikujve. Pas përditësimit indeksi u llogarit duke përdorur muajin Dhjetor 2001 si periudhë bazë. Shporta përmbante 262 artikuj  dhe shpenzimet për herë të parë u klasifikuan në 12 grupe kryesore tërësisht të  përputhshme me klasifikimin e shpenzimeve sipas qëllimit (COICOP).

Në vitin 2007 shporta e artikujve u përditësua bazuar në rezultatet e Anketës së Buxhetit të Familjeve të realizuar në periudhën Shtator 2006 - Tetor 2007 dhe nga muaji Janar 2008 e në vazhdim Indeksi është llogaritur duke konsideruar muajin Dhjetor 2007 si periudhë bazë.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK), duke filluar nga muaji Janar 2016 llogaritet me shportën e re të artikujve, peshat e të cilave janë llogaritur bazuar në shpenzimet e Anketës së Buxhetit të Familjes, realizuar nga INSTAT gjatë vitit 2015. Muaji Dhjetor 2015 shërben si periudhë bazë për llogaritjen e indeksit (Dhjetor 2015 = 100). Shporta e re përmban 333 artikuj. Indeksi llogaritet dhe publikohet duke përdorur Strukturën Evropiane të Klasifikimit të Shpenzimeve sipas Qëllimit (ECOICOP),  ku shpenzimet janë klasifikuar në 12 grupe kryesore, tërësisht të përputhshëm me klasifikimin e shpenzimeve që përdor EUROSTAT.

Struktura e IÇK-së

Klasifikimi

Indeksi llogaritet dhe publikohet sipas strukturës së klasifikimit ECOICOP (Klasifikimi i Shpenzimeve Individuale sipas Qëllimit), i përputhshëm plotësisht me strukturën e shpenzimeve që përdor EUROSTAT. Bazuar në këtë klasifikim shpenzimet janë klasifikuar në 12 grupe kryesore si:

  1. Ushqime, pije alkoolike dhe duhan
  2. Pije alkoolike dhe duhan
  3. Veshje dhe këpucë
  4. Qera, ujë, lëndë djegëse dhe energji elektrike
  5. Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje
  6. Shëndetësi
  7. Transport
  8. Komunikim
  9. Arsim dhe kulturë
  10. Shërbim arsimor
  11. Hotele, kafene dhe restorante
  12. Mallra dhe shërbime të tjera

Indekset që llogariten

Indeksi llogaritet sipas hierarkisë së mëposhtme:

  • Indeksi Total
  • Indeksi sipas grupeve kryesore
  • Indeksi sipas grup-mallrave
  • Indeksi në nivel të detajuar sipas artikujve

Mbulimi

Mbulimi Gjeografik

Shqipëria ka 12 qarqe. Për qëllim të llogaritjes së IÇK-së janë përdorur 11 qarqe, ku qarku i Kukësit është përfaqësuar nga qarku i Dibrës. Peshat janë llogaritur duke marrë në konsideratë zonën urbane dhe rurale (fshat- qytet), ndërsa çmimet mblidhen vetëm në zonën urbane. Për zgjedhjen e dyqaneve jemi bazuar në dy kritere:

  • Tipin e dyqanit,
  • Vendin ku ndodhet dyqani.

Bazuar në tipin e dyqanit, çmimet mblidhen në dyqane të specializuar, mini markete, supermarkete, tregje të hapura e të tjera. Ndërsa, bazuar në vendin e ndodhjes së dyqanit çmimet mblidhen në dyqane që janë në qendër të qytetit dhe në periferi duke siguruar kështu mbulimin e të gjithë territorit.

Mbulimi i produkteve

Rezultatet e ABF 2015 u përdorën për përzgjedhjen e artikujve të shportës. Për këtë qëllim është punuar mbi një skedar të shpenzimeve të familjeve me afërsisht 478 artikuj të klasifikuar sipas klasifikimit ECOICOP - 7 shifror.

Bazuar në Rregulloren e Komisionit Evropian Nr. 2454/97, për plotësimin e standardeve për ndërtimin e peshave të artikujve në zbatimin e  ligjit Nr 2494/95 për implementimin e HICP  dhe Rregulloren e Komisionit Evropian  Nr. 1687/98 për plotësimin e standardeve  mbi mbulimin e mallrave dhe shërbimeve, përzgjedhja e artikujve të shportës është bazuar në dy kritere bazë:

o             Përqindja e shpenzimeve të çdo artikulli e shprehur si pjesë për mijë (0.001) ndaj shpenzimeve gjithsej

o             Mbulimi në nivelin ECOICOP-5 Shifror

Mbledhja e Çmimeve

Çmimet mblidhen vetëm në qytet. Në mbledhjen e çmimeve janë përfshirë Zyrat Rajonale të Statistikave të 11 qyteteve si Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë. Periudha e mbledhjes së çmimeve është nga data 10-25 të çdo muaji. Në çdo qytet çmimet mblidhen në 6-8 ose 10 dyqane. Çdo muaj afërsisht mblidhen rreth 30.000 çmime individuale. Çmimet mblidhen në rreth 3500 dyqane çdo muaj. Çmimet e mbledhura hidhen në një format Excel të miratuar e të përgatitur çdo muaj nga Zyra Qendrore e Statistikës në Tiranë dhe dërgohen në INSTAT brenda  datës 30 të çdo muaji.

Llogaritja e Indeksit

Llogaritja e peshave

Çdo artikull i shportës  përfaqësohet në indeks me tre lloje peshash.

  • Peshat e produkteve për çdo qark,
  • Peshat gjeografike,
  • Peshat e produkteve në nivel vendi.

Bazuar në Rregulloren e Komisionit Evropian Nr. 2454/97  datë 10 Dhjetor 1997, për plotësimin e standardeve për ndërtimin e peshave të artikujve në zbatim të  Ligjit Nr. 2494/95 për implementimin e HICP, peshat mbahen të pandryshuara gjatë një viti. Burimi bazë për llogaritjen e peshave të artikujve është Anketa e Buxhetit të Familjeve e kombinuar me Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) i llogaritur me metodën e shpenzimeve.

Shpenzimet (koncept) që përdoren për llogaritjen e peshave të artikujve janë: Shpenzimet Monetare Finale të Konsumit të Familjeve (HFMCE), përjashtuar të gjitha shpenzimet jo monetare.

Shpenzimet (mbulimi) që përdoren bazohen në konceptin nacional  të shpenzimeve ku përfshihen shpenzimet e familjeve rezidente shqiptare të kryera brenda dhe jashtë territorit të vendit

Shpenzimet (periodiciteti): Shpenzimet që do përdoren për llogaritjen e peshave përfaqësojnë shpenzimet mesatare vjetore të vitit t-2.

Në kushtet kur ABF është burimi bazë për llogaritjen e PBB me metodën e shpenzimeve dhe kur ABF është në nivel më të detajuar, rezultatet e kësaj ankete janë përdorur për llogaritjen e peshave të artikujve në nivel 7-shifror. Peshat e artikujve të gjeneruar nga ABF 2015 janë krahasuar dhe rivlerësuar aty ku gjykohet e nevojshme me peshat e llogaritura nga sektori i Llogarive Kombëtare. Konkretisht janë rivlerësuar peshat për:

o             Pijet alkoolike dhe duhan  (gjykohet që shpenzimet e deklaruara për këto produkte në ABF janë të padeklaruara)

o             Renta e imputuar (Llogaritë Kombëtare përdorin një metodë tjetër të vlerësimit të rentës së imputuar dhe gjykohet që mund të jetë më e saktë metoda e intervistës)

o             Siguracionet (Bazuar në Rregulloren e Komisionit Evropian Nr. 1617/1999 datë 23 Korrik, për zbatimin e ligjit nr.2497/95 për plotësimin e kërkesave për trajtimin e siguracioneve, duhet të merren në konsideratë shpenzimet trevjeçare për llogaritjen e peshave të këtyre artikujve.)

 Llogaritja e Indeksit

Peshat e produkteve për çdo qark janë përdorur për llogaritjen e indeksit në nivel qarku. Peshat gjeografike dhe peshat e produkteve në nivel vendi janë përdorur për llogaritjen e indeksit në nivel vendi. Peshat janë përqindja e shpenzimeve të çdo produkti ndaj shpenzimeve gjithsej.

Ku:

W- pesha e produktit

CE - shpenzimet e konsumit për çdo element.

Për llogaritjen e Indeksit të Çmimeve të Konsumit në Shqipëri përdoret formula e Laspeyres:

Peshat (w = P*Q) e periudhës bazë janë përdorur për llogaritjen e indeksit:

IÇK llogaritet në nivel kombëtar dhe në nivel qarku. Hapi i parë i llogaritjes së indeksit është llogaritja e çmimeve relative për çdo produkt dhe për çdo rajon. Në mënyrë më të detajuar, çmimi relativ është llogaritur për çdo produkt dhe çdo qark duke përdorur mesataren gjeometrike :

Lidhja zinxhir me indeksin e muajit Dhjetor të vitit të mëparshëm jep çmimin relativ krahasuar me periudhën bazë:

IÇK rajonale llogaritet si më poshtë.

Çmimet relative bashkohen me peshat gjeografike për të formuar indekset e çdo produkti  për gjithë Shqipërinë.

    ku:            (për të gjitha rastet)

Agregimi për të gjitha produktet jep IÇK e Shqipërisë:

 ku: 

Legjenda:

P             çmimi

PR           çmimi relativ

I               indeksi

IÇK         Indeksi i Çmimeve të Konsumit

t              periudha korrente t

t=0         periudha bazë 0

r              peshat gjeografike

w            peshat e produkteve

j               numri i prefekturave

i               numri i produkteve

Imputimi i çmimeve

Për produktet sezonale të cilat dalin nga qarkullimi gjatë një ose disa muajve në vit çmimet e tyre imputohen. Imputimi behet duke marrë për bazë ndryshimin mesatar relativ të çmimeve të grupit ku artikulli bën pjesë. E njëjta metodologji përdoret për imputimin e çmimeve të tjera që për një arsye apo tjetër mungojnë në treg.

Publikimi

Indeksi i Çmimeve të Konsumit publikohet në datë 8 të muajit pasardhës. Indeksi publikohet në:

  • Publikimin mujor “Indeksi i Çmimeve të Konsumit”
  • Buletinin Tremujor Statistikor
  • Publikimin vjetor “Shqipëria në Shifra”
  • Vjetarin statistikor

Indeksi publikohet në faqen e Web-it të INSTAT në adresën: www.instat.gov.al.